Hoxhaj: Në vitin 2018 duhet të aplikojmë në Këshillin e Evropës

Hoxhaj: Në vitin 2018 duhet të aplikojmë në Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në raportimin e tij në Komisionin për Punë të Jashtme tha se në vitin 2018, Kosova duhet ta dërgojë aplik

Ja cilën përgjigje e konsideron të saktë CIA për emrin e Kosovës
SHBA-të mbështesin dialogun, jo shkëmbimet territoriale
Bie nivel i ndotjes së ajrit në Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në raportimin e tij në Komisionin për Punë të Jashtme tha se në vitin 2018, Kosova duhet ta dërgojë aplikacionin e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai tha se anëtarësimi në këtë organizatë është proces, i cili mund të marrë rreth 2 deri 3 vjet.

Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj shpjegoi rëndësinë dhe benefitet e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se Kosova mund të bëhet shtet anëtar i Këshillit të Evropës duke qenë se rrethanat e brendshme në këtë organizatë janë mjaft të favorshme.

Ai përmendi edhe kryesimin e këshillit të ministrave, i cili në dy vitet e ardhshme do të jetë nga shtete mike të Kosovës, si Finlanda, Danimarka, Franca dhe Kroacia.

Hoxhaj ka thënë se Kosova në vitet e fundit ka bërë përgatitje për ta pasur një aplikacion solid për Këshillin e Evropës.

Ai përmendi edhe faktin se Rusia është e suspenduar nga Këshilli i Evropës, gjë që përbën një fakt pozitiv proceduralisht dhe politikisht për aplikacionin e Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0