BIK-u rikonfirmon: Nuk kemi qenë organizator të “Lutjes së fitores”

BIK-u rikonfirmon: Nuk kemi qenë organizator të “Lutjes së fitores”

Bashkësia Islame e Kosovës, (BIK), përmes drejtorit për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet Sadriu, ka thënë se “Lutja e fitores”, e mbajtur në xhamin

I sëmurë, i paaftë për punë, jeton në gjendje të mjerueshme
Ambasadori amerikan duartroket politikanët që nuk e përkrahën shfuqizimin e Speciales
Kurti: Kosova eksporton në Shqipëri ndërsa importon nga Serbia

Bashkësia Islame e Kosovës, (BIK), përmes drejtorit për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet Sadriu, ka thënë se “Lutja e fitores”, e mbajtur në xhamin e Prizrenit në përkrahje të ushtarëve turq në Siri kundër kurdëve, është bërë nën organizimin e Ambasadës së Turqisë, komunitetit turk dhe me përkrahje të kontingjentit turk të KFOR-të, i cili është në Kosovë dhe të cilës i ka prirë atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë.

“Lutja, e cila është organizuar në xhaminë “Sinan Pasha” nga komuniteti turk, e që ka qenë e organizuar nga Ambasada e Turqisë me komunitetin turk dhe mbështetje, përkrahje të kontingjentit turk të KFOR-it turk, i cili është në Kosovë dhe të cilës i ka prirë atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë, e që e kanë bërë një lutje pas namazit të jacisë dhe siç e gjithë xhamia është vend lutje janë të ndërtuara edhe xhamitë edhe kishat dhe sinagogat, vende ku shkojnë njerëzit dhe luten, i drejtohen krijuesit të gjithësisë për çështje të ndryshme të tyre. Në këtë rast, ne e shohim si një organizim të tillë që e ka organizuar komuniteti turk në përkrahje të vëllezërve të tyre turq në Turqi, asgjë më shumë se kjo”, tha Sadriu.

Ndërsa i pyetur se a do të duhej të organizohen këso lutje edhe nga kurdët e Sirisë që janë myslimanë, ai tha se nuk sheh asgjë të keqe pasi organizimi është bërë nga komunitetit turk dhe se xhamitë janë vendet ku mund të luten myslimanët. Ai po ashtu tha se kjo nuk është organizim i BIK-ut dhe ka hedhur poshtë se në Kosovë ka Diyanet.

Sadriu shtoi se në BIK nuk ka asnjë nëpunës të huaj, por të gjithë të punësuarit janë me shtetësi të Kosovës.

Ndërsa i pyetur se a po përzihet BIK në politikën e jashtme, ai tha se nuk përzihen, pasi ata janë vetëm për çështje religjioze.

Ai në fund ka thënë se në BIK si pjesë integrale përveç komuniteteve të tjera si rom, boshnjak janë edhe turqit.

Në xhaminë “Sinan Pasha”, në Prizren, të mërkurën e kaluar është kryer e ashtuquajtura “Lutja e fitores”, në mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilët kanë nisur operacionin “Dega e Ullirit” kundër pozicioneve kurde në rajonin Afrin të Sirisë.

Kështu thuhet në një raport nga Agjencia turke e lajmeve Anadollu, sipas së cilës “Lutja e fitores” është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth’. Programi është udhëhequr nga Mustafa Tombas, i cili thuhet se është përfaqësues i Diyanetit dhe imam në xhaminë ‘Sinan Pasha’ të Prizrenit. Në këtë program, ka qenë prezente edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcım Kiliç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, thuhet në njoftimin e Anadollu. Po sipas kësaj agjencie, ky organizim është bërë në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet). Bashkësia Islame, zyrtarisht deri më sot nuk e ka mohuar këtë lajm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0