Qeveria miraton marrëveshjen për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Qeveria miraton marrëveshjen për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që e ka mbajtur sot ka miratuar marrëveshjen e Kosovës me qeverinë gjermane, në lidhje me përmirësimin e Ngrohtores së

Seancë e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit
Po të mos spiunonte ish-ministri, Adem Jashari sot do të ishte gjallë me familje?
Sadriu: BIK-u nuk i organizoi lutjet në Prizren (Video)

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që e ka mbajtur sot ka miratuar marrëveshjen e Kosovës me qeverinë gjermane, në lidhje me përmirësimin e Ngrohtores së qytetit të Prishtinës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i rrjetit ekzistues edhe për pjesët e tjera të Prishtinës, raporton lajmi.net

Arsyetimi i kësaj marrëveshje është bërë nga ministri i Financave, Bedri Hamza.

Ai ka thënë se kjo vetëm është një vazhdim i raporteve të mira të qeverisë së Kosovës me Gjermaninë.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i rrjetit ekzistues edhe për pjesët e tjera të Prishtinës. Fondi është 10 milionë euro, dhe i gjithi është grant nga qeveria gjermane”, ka thënë Hamza në mbledhjen e qeverisë.

Në mëngjes, Haradinaj deklaroi se kjo marrëveshje ndikon edhe në uljen e ndotjes së ajrit.

Lagjet që janë raportuar si të parat që do të hyjnë në furnizimin me ngrohje nga Termokosi janë Kalabria dhe Mati 1.

Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos edhe për financimin e projektit për furnizim me ujë në Ferizaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0