Policia punon me dy ndërrime për ta zbardhur vrasjen e Ivanoviqit

Policia punon me dy ndërrime për ta zbardhur vrasjen e Ivanoviqit

Deri më tani nuk ka detaje të reja për vrasjen e liderit të partisë “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq. Por, zëvendëskomandanti i Poli

Haradinaj takon Mitchell – Roli amerikan në Ballkan, i domosdoshëm
Alarmon IKSHPK: Mos dilni pa maska në qytet
Haradinaj paralajmëron rritjen e pagave për sektorin e shëndetësisë

Deri më tani nuk ka detaje të reja për vrasjen e liderit të partisë “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.

Por, zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti po thotë se hetimi është duke vazhduar me kapacitete të plota dhe të gjithë mund të bashkëpunojnë.

Ai ka thënë për Tanjug se policia po punon me dy ndërrime në mënyrë që të zbardhet ky krim, transmeton lajmi.net

Hoti ka bërë të ditur se informacionet po shkëmbehen edhe me misionin e EULEX-it.

I pyetur nëse po bashkëpunojnë me autoritetet gjyqësore serbe, Hoti u përgjigj se ky nuk është bashkëpunim ndërmjet Mitrovicës dhe Beogradit, por ndërmjet dy ministrive të Drejtësisë.

Ndryshe, kjo agjenci e lajmeve në Serbi duke u thirrur në burimet e veta thotë se policia po heton xhirimet e kamerave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0