Oliver Ivanoviçi apo Oliver Ivanoviqi?

Oliver Ivanoviçi apo Oliver Ivanoviqi?

Nëse keni ndjekur edhe mediet e Shqipërisë si e kanë dhënë lajmin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, mund të keni vërejtur gjithashtu se atje e shkruajn

Këtë vit do të bëhet inaugurimi i bibliotekës së Xhamisë së Hadumit dhe Medresës së vogël në Gjakovë
Del pamja e flamurit të parë të Kastriotëve
Gjuha Shqipe Në Aplikimet Për Telefonat

Nëse keni ndjekur edhe mediet e Shqipërisë si e kanë dhënë lajmin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, mund të keni vërejtur gjithashtu se atje e shkruajnë “Ivanoviç” dhe jo siç duhet e siç e shkruajmë ne kosovarët “Ivanoviq”.

Gjithashtu mediet atje shkruajnë “Vuçiç dhe jo “Vuçiq”, kështu bëjnë edhe me emrat e tjerë të serbëve që kanë këto prapashtesa, madje edhe emrin e të shumëpërmendurit “Millosheviq” e shkruajnë “Millosheviç”.

Këta shembuj nuk i solla për t’i gjykuar nga aspekti drejtshkrimor, por në cilësinë e dëshmitarëve.

Dëshmojnë mjaft për raportet Kosovë-Shqipëri, sa interesim përnjëmend kanë për njëra-tjetrën, sa kuptim të vërtetë kanë takimet ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri, por edhe sa është e zgjuar ideja e njësisë kombëtare në ndërgjegjen e qytetarëve shqiptarë “matanë Drinit”

Si është e mundur që, as për ngjarjet që zhvillohen në Kosovë, mediet e Shqipërisë nuk u referohen medieve tona?!

Sikur t’u referoheshin, do t’i shkruanin saktë ata emra, është e dukshme që i marrin nga gjuha angleze. /I.R/ekuilibër/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0