Barca s’ndalet

Barca s’ndalet

Barcelona ka shënuar një fitore të vuajtur në ‘Camp Nou’ ndaj Alavesit. Në kuadër të xhiros së 21-të, skuadra e drejtuar nga trajneri Ernesto Valve

Kosova U-19 udhëton për në Turqi
Arrihet marrëveshja, Roma transferon “Modricin” e ri
Leganes eliminon Real Madridin

Barcelona ka shënuar një fitore të vuajtur në ‘Camp Nou’ ndaj Alavesit.

Në kuadër të xhiros së 21-të, skuadra e drejtuar nga trajneri Ernesto Valverde, ka arritur të mposht 2:1 Alavesin, me përmbysje të rezultatit.

Edhe pse dukej një sfidë e lehtë në letër, në fushë skuadra e Alavesit i bëri të vuajnë shumë lojtarët e Barcelonës.

Ishte sulmuesi Guidetti që në minutën e 23’ kaloi në epërsi mysafirët.

Për të arritur barazimin, Barcelona priti deri në minutën e 72’ kur shënoi Suarez pas një asistimi nga Iniesta.

E në minutën e 84’, fatin e Barcelonës si gjithmonë në duar e mori Messi, për të shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, për 2:1.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0