Prishtina, qyteti më i ndotur në botë e Ministria e Mjedisit i ka 6 zv/ministra!

Prishtina, qyteti më i ndotur në botë e Ministria e Mjedisit i ka 6 zv/ministra!

Qytetarët e Prishtinës sikurse çdo natë tjetër, edhe sonte u përballen me ndotje të lartë të ajrit. Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur

Presidenti turk Erdogan do ta vizitojë Vatikanin
Berisha: Shfuqizimi i Speciales do të ishte vetëvrasje për Kosovën
Zbardhet dokumenti që do të paraqitet nga Komisioni Evropian për Ballkanin, ja për çka bëhet fjalë
Qytetarët e Prishtinës sikurse çdo natë tjetër, edhe sonte u përballen me ndotje të lartë të ajrit. Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional, në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisorë në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eliminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.

Njëherazi, IKSHP thotë se janë të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënojë shëndetin.

Përmes një njoftimi të publikuar gjatë këtij muaji, IKSHP thotë se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej, shkruan lajmi.net.

Ky Institut, në njoftimin e botuar më 8 janar, kur vlerat maksimale të ndotjes së ajrit kishin mbërritur në 360 PQI, thoshte se “vlerat e PM2.5 janë disa herë jashtë normales”, ndërsa sonte këto vlera kanë arritur në rekord 431 AQI, që do të thotë se ajri është edhe më i ndotur.

Në anën tjetër, Ministria e Mjedisit, institucioni kryesor që duhet të merret me ndotjen e ajrit, është ministria që ka më së shumti zëvendësministra. Kjo ministri që udhëhiqet nga Albena Reshitaj e AKR-së i ka 6 zëvendësministra.

Është paradoksale që një ministri me kaq zëvendësministra e zyrtarë tjerë, e në Kosovë, respektivisht në Prishtinë ajri të jetë më i ndotur se në Bangladesh, Kinë, Indi apo Pakistan.

Po ashtu ekziston edhe Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit.

Ndërkohë, maksimalja e ajrit të ndotur deri më tash ka qenë 406 AQI, mirëpo në matjet që janë bërë sonte në orën 21:00 këto vlera kanë shkuar në rekord 431 AQI.

Prishtina bazuar në këto të dhëna është në vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur.

Këto të dhëna janë  marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane. /Lajmi.net/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0