Populli që nuk preket nga kanceri dhe jetojnë më shumë se 120 vjet

Populli që nuk preket nga kanceri dhe jetojnë më shumë se 120 vjet

Ky nuk është sekret që ka njerëz që jetojnë më gjatë se ne. Ka edhe njerëz që përveç që jetojnë shumë gjatë ata edhe nuk sëmurën kurrë në jetën e tyre

SHBA: Nga viti 2001 deri në vitin 2014, 250.000 të burgosur pranuan Islamin
Eksperimenti me pesë macet që nuk shkelin në librin e shenjtë, Kuranin
A e dini çfarë ndodh nëse kërkoni për këtë numër në Google?

Ky nuk është sekret që ka njerëz që jetojnë më gjatë se ne. Ka edhe njerëz që përveç që jetojnë shumë gjatë ata edhe nuk sëmurën kurrë në jetën e tyre.

Pra, ku qëndron sekreti i një jete kaq të gjatë dhe të shëndetshme?

Për të kuptuar përgjigjen e kësaj pyetje duhet të mësoni historitë e këtyre njerëzve të cilët nuk kanë ngurruar të flasin.

Në fakt, tregimet e tyre kanë qenë të ndryshme sa që nuk është arritur një zgjidhje përfundimtare për ‘recetën’ e kësaj jete.

Për shembull E.M ka jetuar 116 vite, ndërsa përgjigja e saj për atë se ku qëndron sekreti i një jetë të tillë, ka qenë se kjo është rezultati i të qenit beqare.

“Unë nuk dua të dominohem nga askush’, ka thënë ajo.

Kështu që ajo u divorcua në moshën 38 vjeçe dhe që nga ajo ditë ka jetuar si beqare. Ajo mandej e ka fituar betejën kundër anemisë duke ngrëna nga dy vezë të papërgatitura gjatë gjithë jetës së saj.

Një histori tjetër ka qenë ajo e Mushatt- Jones i cili ka ngrënë çdo ditë përshutë derri të fërguar.

Pastaj mësova historinë e jetës së C.E, e cila kishte lindur dhe rritur në një fermë. Ajo ka treguar se së bashku me familjen hanë vetëm atë që e rrisin vet në fermë. Ajo është fizikisht ende aktive dhe punon çdo ditë së bashku me miqtë e saj.

Hunza ose Hunzas janë popullsi në një luginë malore në rajonin e Pakistanit.

Në një artikull për njerëzit e Hunzës thuhet se shkalla e leximin në Hunza është 95%, që do të thotë se çdo Hunza të paktën ka një diplomë të shkollës së mesme.

Hunza është vend i formuar nga 4 etni, ka dy fe të ndryshme. Stili i jetesës është shumë i thjeshtë dhe ata konsiderohen si njerëz shumë mikpritës dhe të ngrohtë.

Ata nuk hanë kurrë ushqim të përpunuar dhe shumë shpesh hanë kajsi. Ata gjithashtu punojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij.

Duke i bashkuar të gjitha tregimet dhe faktet e paraqitura, mund të vihet në përfundim zgjidhja e sekretit të kësaj lloj jete.

Ju keni nevojë të edukoheni gjatë gjithë jetës. Ju mund të zhvilloni një mendje të shëndetshme në moshë të re dhe kurrë nuk duhet të ndaloni leximin dhe të menduarit në mënyrë aktive. Clarice Emley ishte një mësuese, pothuajse të gjithë Hunzas janë të arsimuar, kështu që mund të themi se në kemi nevojë për një aktivitet të zhvilluar të trurit në mënyrë që të kemi një jetë të shëndetshme.

Beqarë apo jo nuk ka rrëndësi, e rëndësishme është ta mbani lidhjen e shëndetshme për gjatë gjithë jetës.

‘Marrëdhënie e shëndetshme’ nënkupton një lidhje të mirë në vetë, duke njohur dhe pranuar të gjitha ndjenjat e fshehura.

Përdorimi i teknikave të vetë-mësimit dhe meditimi mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë nevojat dhe dëshirat tuaja, të cilat mund të çojnë në një atmosferë më të madhe dhe më të gjerë dashurie për veten dhe për të gjithë ata që janë përreth jush.

Mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja, sepse shtypja e tyre ndonjëherë mund të çojë në një humnerë. Duke shprehur ndjenjat tuaja, marrëdhëniet tuaja mund të “rriten” me ju në një drejtim të shëndetshëm.

Pra, mos u largoni nga martesa, por të jeni në gjendje të largoheni nga një person i paqëndrueshëm.

Largojeni stresin! Stresi është vrasësi më i madh i heshtur.

Në ditët e sotme është e vështirë të shpërfillesh situatat e vështira, si ditët e vështira në punë, pagesat e qirasë etj. Por nëse ju arrini të jetoni me këto detyrime dhe komplikime moderne, duhet që herë pas herë të tërhiqeni në një vend të qetë ku mund të lidheni me natyrën dhe të provoni të jeto një për një periudhë një jetë të qetë.

Mundohuni të hani ushqim organik, natyror dhe nëse keni mundësi, rriteni vetë. Ndoshta kjo është diçka që dëgjon çdo ditë apo edhe mendoni për atë shpesh, por shikoni njerëzit e Hunzës – ata hanë vetëm atë që e rrisin vetë dhe as që e dinë se çfarë është kanceri.

Ata vdesin të vjetër dhe të lumtur, duke e parë jetën më shumë se të tjerët. Ndoshta ata nuk e dinë se çfarë është pica, por ata e shohin lindjen e diellit më shumë se ju.

Mos i anashkaloni aktivitetet fizike. Mendoni gjithë ato orë të punës që bëjnë njerëzit në Hunza. Kuptohet se është e vështirë, mirëpo mbajtja e muskujve në formë kurrë nuk  mund të jetë një gjë e keqe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0