Forbes: Doktoresha kanadeze me hixhab, ndërpersonalitetet më të fuqishme në botë

Forbes: Doktoresha kanadeze me hixhab, ndërpersonalitetet më të fuqishme në botë

Revista amerikane e biznesit Forbes, renditi doktoreshën kanadeze 28-vjeçare, Alaa Murabitt në listën e 30 mjekëve më me ndikim të moshës nën 30 vjeç.

Vandam: Nëse dëshironi të hani shëndetshëm, ndjekenishembullin e profetit Muhamed
Studimi shkencor: Ateistët, më pak mendjehapur se fetarët
Elvis Naçi mban hutben e Xhumasë me plis në kokë për hir të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës/Video/

Revista amerikane e biznesit Forbes, renditi doktoreshën kanadeze 28-vjeçare, Alaa Murabitt në listën e 30 mjekëve më me ndikim të moshës nën 30 vjeç. Murabitt aktualisht shërben si Komisioner e Lartë e OKB-së për Politikat e Shëndetit Global.

Ajo filloi angazhimin e saj shoqëror si një studente e mjekësisë në Libi, ku themeloi një organizatë që promovon shëndetin e grave.

Në fillim të vitit 2016, Alaa u bë praktikantja më e re në sektorin shëndetësor të OKB-së. Ajo ka marrë disa çmime prestigjioze, ndër të cilat edhe çmimet e Qeverisë së Italisë dhe Universitetit të Harvardit për projekte të ndryshme shëndetësore.

“Gjëja më e rëndësishme është të shikoni dhe të ecni përpara, vazhdimisht duke u përpjekur për të përmirësuar botën rreth jush. Ajo për çfarë avokoj unë si një komisionere e OKB-së është përmirësimi i kujdesit shëndetësor, në çdo cep të botës, veçanërisht atje ku ajo është e pamjaftueshme”, tha Murabitt. /tesheshi.com/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0