Sulmi me bombë në Afganistan, 40 të vdekur

Sulmi me bombë në Afganistan, 40 të vdekur

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa 140 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, rap

Erdoğan: Çdo organizatë që përbëhet nga terroristët është terroriste
Aksident trafiku në Turqi, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur
Palestinezët kërcënohen me dëbim nga shtëpitë e stërgjyshërve të tyre

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa 140 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e sigurisë konfirmuan se sulmi ka ndodhur në afërsi të ish-ndërtesës së Ministrisë së Brendshme dhe Spitalit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në sulm kanë humbur jetën të paktën 40 persona, ndërsa janë plagosur 140 të tjerë.

Ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se sulmuesi që të arrijë në rajon bombat i ka vendosur në ambulancë.

Nga sulmi janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth. Në këtë rajon ku bëhen kontrolle të nivelit të lartë të sigurisë gjenden edhe përfaqësitë diplomatike të shumë vendeve. Pas sulmit janë mbyllur të gjitha rrugët që dalin në këtë rajon.

Ndërkohë theksohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Përgjegjësinë mbi sulmin e mori organizata terroriste e talebanëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0