Rruga më e ngushtë në Bagdad, e gjerë 30 centimetra dhe e gjatë 70 metra

Rruga më e ngushtë në Bagdad, e gjerë 30 centimetra dhe e gjatë 70 metra

Në pjesën e vjetër të kryeqendrës së Irakut, Bagdad, ndodhet një rrugë e ngushtë, më e ngushta në Irak me vetëm 30 centimetra gjerësi, shkruan Anadolu

Populli që nuk preket nga kanceri dhe jetojnë më shumë se 120 vjet
Fshati zviceran paguan 21,500 euro nëse shkoni aty për të jetuar
Tronditëse: Foshnja shpëtohet në minutat e fundit, nëna e kishte varrosur të gjallë /Foto +18/

Në pjesën e vjetër të kryeqendrës së Irakut, Bagdad, ndodhet një rrugë e ngushtë, më e ngushta në Irak me vetëm 30 centimetra gjerësi, shkruan Anadolu Agency (AA).

Rruga ndodhet mes shtëpive të vjetra rreth nëntë dekada, në lagjen Kesr të Bagdadit. Banorët lokal rrugën e quajnë “derbune”, që në përkthim i bie “rruga e ngushtë”.

E njëjta është e gjatë 70 metra, dhe në shtrirjen e saj, janë të vendosura tetë shtëpi. Të njëjtat janë të vjetra, të lëna pas dore dhe të vogla, që në mënyrë shtesë vështirëson jetën e personave që jetojnë në to.

Njëra nga vështirësitë me të cilët përballen banorët në këtë rrugë, është se nga shkaku i ngushtësisë së saj, nuk mund të futen me vetura, prandaj produktet për nevojat shtëpiake ata i bartin me biçikleta ose në dorë.

Pronari i njërës prej shtëpive në “rrugën më të ngushtë”, Yasir Mutassar, për AA tha se nuk janë në gjendje të blejnë mobilie të reja sepse nuk kanë si ti fusin brenda shtëpisë.

“Njëherë bleva një lavatriçe, por nuk munda ta vendos në shtëpi. Tentova për disa orë, dhe më në fund u detyrova ta shes”, tha ai. Përskaj vështirësive, ai ka 35 vjet që jeton në këtë shtëpi.

Ebu Abdullah, një tjetër banor në rrugën më të ngushtë në Bagdad, thotë se kanë vështirësi edhe në rastet kur ndonjë banor ndërron jetë.

“Nëse vdes dikush, arkivolin e nxjerrim nga kulmet e shtëpive tek rruga tjetër, dhe nga atje e dërgojmë te varrezat”, rrëfen Ebu Abdullah, sipas të cilit shtëpitë e kësaj rruge janë të banuara me arab. sunitë dhe shiitë.

COMMENTS