Reali fiton bindshëm ndaj Valencias

Reali fiton bindshëm ndaj Valencias

Real Madridi ka fituar derbin e javës në La Liga, pasi ka mposhtur Valencian në udhëtim me rezultat 4-1. Mbretërit kanë vazhduar me fitore në kampi

Referi anglez ndal lojën, shkaku Ezani (Video)
Real Madrid apo Inter? Icardi zgjedh klubin për sezonin e ri
Arsenali befasohet nga Swansea

Real Madridi ka fituar derbin e javës në La Liga, pasi ka mposhtur Valencian në udhëtim me rezultat 4-1.

Mbretërit kanë vazhduar me fitore në kampionatin spanjoll pasi kanë fituar derbin e javës në Mestalla ndaj Valencias.

Pjesa e parë u dominua nga Real Madridi, të cilët shënuan edhe dy gola të shpejt me anë të yllit kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të, ku portugezi shënoi nga penalltia për 0-1, ndërsa edhe në minutën e 38-të ishte i saktë nga pika e bardhë për 0-2.

Në pjesën e dytë, Valencia arriti te kthehet në lojë duke shënuar me anë të Santi Minas, i cili shënoi në minutën e 59-të për 1-2.

Pas këtij goli, vendasit rrezikuan edhe disa herë në tentim për ta gjetur golin e barazimit, por ishte i Reali që shënoi edhe dy gola tjerë duke siguruar fitoren.

Ishte mbrojtësi brazilian, Marcelo, i cili shënoi në minutën e 84-të pas një kundërsulmi të shpejt për 1-3, ndërsa Toni Kroos në minutën e 89-të vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimin 1-4.

Marcelo festoi së bashku me Modricin (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Mbretërit mbetet në pozitën e katërtë në tabelë me 38 pikë, ndërsa Valencia renditet në vendin e tretë me 40 sosh.

Në ndeshjen e ardhshme, Reali përsëri në udhëtim ndaj Levantes, ndërsa Valencia udhëton te Atletico Madridi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0