Opozitarët sirianë nuk do të marrin pjesë në Kongresin e Dialogut Kombëtar

Opozitarët sirianë nuk do të marrin pjesë në Kongresin e Dialogut Kombëtar

Kryetari i Komitetit të Lartë të Negociatave i përbërë nga opozitarët sirianë, Nasır Hariri, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në Kongresin e Dial

Lotë gëzimi në fytyrat e të kthyerve në fshatin e çliruar të Afrinit
Burg përjetë dhe nga 329 vite burg 3 të akuzuarve për sulmin në Sulltanahmet
Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 260 terroristë

Kryetari i Komitetit të Lartë të Negociatave i përbërë nga opozitarët sirianë, Nasır Hariri, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në Kongresin e Dialogut Kombëtar që do të zhvillohet në Soçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për shtyp pas takimit të zhvilluar me temë Sirinë në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, Hariri duke bërë të ditur se si Komitetit i Lartë i Negociatave kanë kryer bisedime pozitive në Vjenë me OKB-në, Rusinë, Turqinë dhe vendet e tjera, tha se procesi ndërkombëtar i testimit të vendosmërisë së regjimit të Asadit për tranzicionin politik ka mbaruar dje.

Në takimin dyditor është diskutuar me detaje për rezultatet e mundshme të Kongresit të Dialogut Kombëtar që do të mbahet në Soçi, ka njoftuar Hariri, i cili ka konfirmuar se kanë vendosur që të mos shkojnë në Soçi.

“Në muajt e fundit kemi marrë komente intensive nga populli ynë që të mos marrim pjesë. Negociatat për tranzicionin politik do të vazhdojnë në Gjenevë”, tha Hariri.

– “PYD, është problem për sirianët para Turqisë”

Në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” Hariri tha se “PYD, është problem për sirianët para Turqisë. Ato kanë milicë, kanë shkelje kundër civilëve”.

Kryetari i Komitetit të Lartë të Negociatave, Hariri, ka nënvizuar se janë kundër të gjithë organizatave që në objektivin e tyre kanë ndarjen e Sirisë.

Axhenda kryesore e takimit dyditor të zhvilluar më 25-26 janar në kuadër të bisedimeve të Gjenevës e kanë përbërë përgatitjet për Kongresin e Dialogut Kombëtar, që do të mbahet më 29-30 janar në Soçi, si dhe çështja e komisionit kushtetues që pritet të formohet në Kongres.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0