FSK-ja profesionale dhe multietnike, thonë drejtues të KFOR-it

FSK-ja profesionale dhe multietnike, thonë drejtues të KFOR-it

“FSK-ja është një forcë profesionale dhe multietnike, që ka treguar aftësi të mëdha në kryerjen e detyrave të tyre aktuale. Progresi i arritur nga FSK

Deputetëve u kërkohet të mos udhëtojnë këto ditë jashtë Kosovës
“Mos i hapni as dritaret për ajrosje”
Bëhen ​​29 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës

“FSK-ja është një forcë profesionale dhe multietnike, që ka treguar aftësi të mëdha në kryerjen e detyrave të tyre aktuale. Progresi i arritur nga FSK-ja është një shembull i qartë i NATO-s, që ofron mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve”

Në kohën kur po zhvillohet debati lidhur me transformimin e mundshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, drejtues të KFOR-it e kanë vlerësuar lart profesionalizmin e FSK-së në kryerjen e detyrave të tyre.

Megjithatë, zyrtarë të KFOR-it thonë se një transformim i tillë nuk është në kompetencë të tyre, shkruan sot Gazeta Zëri.

“Transformimi në një ushtri nuk i takon KFOR-it, por KFOR-i mbështet sigurinë e Kosovës brenda mandatit të saj aktual, duke bashkëpunuar me FSK-në në drejtim të trajnimit të përbashkët. FSK-ja është një forcë profesionale dhe multietnike, që ka treguar aftësi të mëdha në kryerjen e detyrave të tyre aktuale. Progresi i arritur nga FSK-ja është një shembull i qartë i NATO-s, që ofron mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grassos.

Megjithatë, sipas tij, KFOR-i vazhdon ta ndjekë nga afër debatin mbi të ardhmen e FSK-së, por struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë çështje e institucioneve lokale në përputhje me Kushtetutën dhe me procedurat e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0