Presidenti i ardhshëm

Presidenti i ardhshëm

Shkruan: Ejmen Nuri (Ejmen Nuri është themelues i një partie në Egjipt. Ishte kundërkandidati i vetëm i presidentit Mubarek. Ishte kandidat i mundshëm

Nuk bëhet tamam një shtëpi, kur ndërton njëri e rrënon tjetri!
Mbi femrat dhe meshkujt
Pse nuk e duan Turqinë?

Shkruan: Ejmen Nuri (Ejmen Nuri është themelues i një partie në Egjipt. Ishte kundërkandidati i vetëm i presidentit Mubarek. Ishte kandidat i mundshëm për president të Egjiptit për zgjedhjet e vitit 2012. Shumë njerëz kanë shpresuar se Ejmen Nurit do t’i lejohet kthimi në Egjipt dhe kandidimi për president për zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 për shkak të afrisë së tij me fetarët dhe sekularët, por kjo nuk ndodhi. Këtë shkrim e ka publikuar më 20.02.2012 me rastin e kundërshtimit të tij ndaj idesë për president konsensual që ishte ideuar atëherë ga Këshilli Suprem i Ushtrisë së Egjiptit)

Presidenti i ardhshëm

Para pak çastesh, pra pak javë para se të vijë afati i kandidimit për president të Egjiptit, pashë filmin amerikan “Presidenti i Amerikës”, i cili ishte prodhuar para një kohe, por që unë nuk kisha pasur rastin ta shihja më herët. Protagonist i këtij filmi është një qytetar i thjeshtë, për të cilin degë të një partie amerikane vendosin ta motivojnë që t’i hyjë garës për president. Qytetari i thjeshtë ishte i zhgënjyer se më parë kishte humbur punën, kishte shitur makinën dhe banesën, edhe bicikletën që kishte blerë ia kishte shkelur një makinë dhe s’po mendonte tjetër më veçse për vatëvrasje. Sa ishte në këtë gjendje i ndodhi ta propozonin degët e partisë dhe reagimi i tij ishte “unë a?!”, pastaj sa herë ia përmendnin një arsye pse e kishin përzgjedhur, reagonte “unë a?!”, dhe sa herë ia përmendnin ndonjë karakteristikë për të cilën shquhej, reagonte gjithashtu “unë a?!”. Ky “unë a”-ja nisi fushatën i shoqëruar nga këshilltarë dhe punonjës të tjerë fushate, të cilët ia përgatitnin çdo hap që duhej ta hidhte, çdo fjalim a kumtesë, por pas çdo fjalimi të parapërgatitur kështu që mbante, pyeste veten: ”A i bindem unë për vete këtij fjalimi që po mbaj?”, “ A më shpreh mua ky fjalim?”. Befas ky qytetar zbulon se fjalët që thotë dhe mendimet që jep, nuk kanë të bëjnë me ndjenjat e tij as si qytetar, as si njeri dhe arrin të kuptojë se këshilltarët që ka përreth nuk është se duan fitoren e tij, por janë të paguar nga dikush tjetër që ky të humbasë e kështu t’i mundësohet kandidimi atij tjetrit. Atëherë, vendos të largojë këshilltarët dhe krejt ekipin e fushatës që e shoqëronte dhe nis t’u flasë qytetarëve amerikanë drejtpërdrejt me gjuhën me të cilën flet përditë dhe me mënyrën me të cilën u arrin në zemër,pa shprehje të sofistikuara, çdo koment të tijin tutje e mbaronte kështu “dhe kjo nuk është e drejtë!”. Befasia më e madhe i ndodh kur ballafaqohet me presidentin e kaluar, i cili kishte udhëhequr vendin për tetë vjet rresht, vëren me ndjenjën e tij prej qytetari të thjeshtë se ish-presidenti që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë nuk ditka për hallet dhe për brengat e amerikanëve, ia dallon edhe injorancën, argumentimin dhe logjikën e dobët!! Kështu qytetari i thjeshtë që kishte humbur punën dhe gjithçka, gjen punë, madje në Shtëpinë e Bardhë, ia del të bëhet president i shtetit më të madh në botë. Ngjarjet e këtij filmi mund të ndodhin në tokën reale në shumë prej shteteve të botës, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Amerikë kur një artist i dështuar, Regani, pati arritur t’i fitonte zgjedhjet për president dhe të bëhej ndër presidentët më të suksesshëm të Amerikës. A thua vallë çka bëhet sikur ta egjiptianizojmë këtë film siç e kemi zakon të bëjmë me shumë prej filmave amerikanë? Dhe në rast egjiptianizimi të këtij filmi, cila vallë do të ishte e ardhmja e “unë a”-së tash pas revolucionit kur dhe na është afruar afati i kandidimit për president? Unë e di, por a e di dhe ti?

 

Përktheu nga gjuha arabe Ilmi Rexhepi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0