Popullsia myslimane në Europë mund të trefishohet deri në vitin 2050

Popullsia myslimane në Europë mund të trefishohet deri në vitin 2050

Popullsia myslimane në Europë mund të trefishohet deri në vitin 2050. Sipas një studimi të kryer nga Qendra Kërkimore “Pew” është ardhur në përfund

Prodhuesi i filmit blasfemues kundër Profetit Muhamed a.s. pranon islamin
Me dhjetëra izraelitë brenda vitit konvertohen në Islam
‘Kuran Qerim’, thesari i vyer shqiptar nxirret nga arkiva, gati për prezantim

Popullsia myslimane në Europë mund të trefishohet deri në vitin 2050.

Sipas një studimi të kryer nga Qendra Kërkimore “Pew” është ardhur në përfundim se popullsia myslimane e Europës do të rritet  gjatë dekadave të ardhshme, edhe nëse imigrimi ndalet, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

Sipas skenarit “zero migracion” , myslimanët do të përbënin 7.4 përqind të popullsisë në Europë deri në vitin 2050, krahasuar me 4.9 përqind që përbënin vitin e kaluar.

Studiuesit thonë se kjo ndodh për shkak të nivelit të lindjeve të  shumta.

Vendet që do të përjetojnë ndryshim të madh të popullsisë myslimane janë Belgjika, Franca dhe Italia.

Që nga viti 2016, në Britani të Madhe jetojnë rreth 4.1 milionë njerëz, ndërsa në Europë rreth 24.9 milionë.

Mëgjithatë, studimi parasheh që në Britani të Madhe numri i myslimanëve të rritet deri në 16.7 përqind, rreth 13 milionë njerëz.

Studimi vlerëson se 58.8 milionë muslimanë do të përbënin 11.2 për qind të popullsisë në një skenar të “migrimit të mesëm”.

Gjermania dhe Suedia do të përjetojnë rritje të madhe të popullsisë myslimane, pasi të dy vendet kanë pranuar një numër të madh refugjatësh gjatë vitit të kaluar./arbresh.info/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0