MPJ i jep leje, Gjuriq sot vjen në Kosovë

MPJ i jep leje, Gjuriq sot vjen në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline Jet

Policia konfirmon arrestimin e dy hakerëve kosovarë të akuzuar nga Amerika
Qeriqi: Gjuha e Haradinajt e papranueshme
Komuna e Prishtinës tregon cilat linja të autobusëve janë pa pagesë

Drejtori i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Po, do të vije në Kosovë, me leje të shtetit është”, ka thënë Zyberaj.

Në orën 13:00 ai do të qëndrojnë në Rahovec, kurse më pas do të vazhdoi vizitat në institucionet arsimore të fshatit Hoçë e Madhe.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte për vizitë në Kosovë gjatë vikendit të kaluar, ku zhvilloi takime me serbët që jetojnë këtu.

Ai vizitoi Kosovën pas vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia [SDP]”, Oliver Ivanoviq me 16 janar në veri të Mitrovicës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0