Indeksi BIST 100 i Bursës së Stambollit sërish arrin vlerë rekord

Indeksi BIST 100 i Bursës së Stambollit sërish arrin vlerë rekord

Bursa e Stambollit sot sërish regjistroi vlerë rekord të indeksit BIST 100, i cili u ngjit në 120.701,92 pikë, raporton Anadolu Agency (AA). Indeks

OKB: Çmimet e ushqimit shënojnë rritje në nivel global
Gjermani, papunësia në nivelin rekord të ulët
Çmimi i naftës së papërpunuar mbi 70 dollarë për fuçi

Bursa e Stambollit sot sërish regjistroi vlerë rekord të indeksit BIST 100, i cili u ngjit në 120.701,92 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Indeksi BIST 100 u rrit për 2.097,87 pikë krahasuar me mbylljen e fundit, ndërkohë që vëllimi i transaksioneve arriti në nivelin shtatë miliardë lira turke.

Ndërkaq, indeksi bankar i Bursës së Stambollit rriti vlerën për 4,13 për qind.

Tregtia e rritur e aksioneve në tregun bankar janë disa nga faktorët kryesorë për arritjen e nivelit rekord të lartë të indeksit BIST 100, i cili theu rekordin e të gjithë kohërave duke arritur në 120.701,92 pikë.

Analistët thonë se javën e ardhshme do të ndiqen raporti i parë i inflacionit këtë vit që pritet të shpaloset nga Banka Qendrore e Turqisë (TCMB), ndërsa jashtë vendit vendimi lidhur me interesin i Bankës Qendrore të SHBA-ve (Fed) dhe raporti i punësimit i SHBA-ve për muajin janar.

Ata shtojnë se presin vazhdim të trendit të rritjes së indeksit nëse vazhdon ecuria pozitive e aktiviteteve ekonomike në tregjet globale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0