Çmimi i naftës së papërpunuar mbi 70 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës së papërpunuar mbi 70 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës së papërpunuar e markës Brent, ka kaluar të premten kufirin prej 70 dollarë për fuçi, më saktësisht duke u shtrenjtuar në 70.28 dollarë

Britania mund të ndërmarrë masa kundër kriptovalutave
Amazon rrit të ardhurat për 38%
Ulet vlera e Bitcoin-it pasi Koreja e Jugut po shqyrton ndalimin e tij

Çmimi i naftës së papërpunuar e markës Brent, ka kaluar të premten kufirin prej 70 dollarë për fuçi, më saktësisht duke u shtrenjtuar në 70.28 dollarë, ndërkohë që çmimi i markës amerikane të naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) është ngjitur në 65.56 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fillim të javës, nafta Brent tregtohej me 68.81 dollarë për fuçi, ndërsa WTI me 63.45 dollarë.

Paralelisht me këtë, gjatë kësaj jave në SHBA u rrit prodhimi i naftës, ndërsa u pakësua prodhimi i derivateve të saj, bëri të ditur Administrata për Informacion mbi Energjinë (EIA).

Siç thotë EIA, prodhimi i naftës u rrit me 128.000 fuçi në ditë, duke mbërritur në 9.88 milionë fuçi naftë në ditë.

OPEC-u nga ana e tij thotë se me shtimin e fundit të prodhimit, SHBA-të i janë afruar nivelit të prodhuesit të dytë më të madh në botë, Arabisë Saudite e cila prodhon 9.92 milionë fuçi në ditë, ndërkohë që prodhuesi i parë mbetet Rusia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0