Toka po largohet nga Dielli

Toka po largohet nga Dielli

Dielli është duke humbur ngadalë fuqinë tërheqëse që ka ndaj planetëve, e për pasojë edhe Toka është duke u larguar prej tij. Këtu nuk ka vend

Trupi juaj e kupton kur vdekja është afër, gjithçka fillon nga hunda
Sonte një asteroid do të fluturojë pranë Tokës
Dëgjohen sinjale nga universi i thellë, zbulohet prej nga vijnë

Dielli është duke humbur ngadalë fuqinë tërheqëse që ka ndaj planetëve, e për pasojë edhe Toka është duke u larguar prej tij.

Këtu nuk ka vend për panik, pasi siç sqarojnë autorët e një studimi të fundit, Toka largohet çdo vit me 1.5 centimetra nga Dielli.

Antonio Genova i Qendrës Hapësinore Goddard të NASA-s shpjegon se përllogaritja është bërë në bazë të të dhënave të përfituara nga sonda Messenger e Agjencisë Hapësinore Amerikane, transmeton tch.

“Dielli është duke humbur masën e tij si pasojë e stuhive diellore. Sa më shumë stuhi të tilla të ndodhin në sipërfaqen e yllit tonë, aq më e dobët bëhet fuqia ekuilibruese e tij në sistem”, thotë Genova.

Sipas këtij studimi, sa më e madhe të jetë masa e një planeti dhe distanca e tij nga Dielli aq më shumë thellohet. Si shembull Genova sjell Jupiterin.

“Jupiteri është në një distancë 10 herë më të largët se Toka nga Dielli dhe largohet me 14 centimetra çdo vit prej tij”, shpjegon ai.

Shkencëtarët parashikojnë se Dielli është në proces shndërrimi në një gjigant të zjarrtë, që do të thotë se nuk do të përçojë dot më tek planetet e sistemit ngrohtësinë e tij. Ky proces pritet të realizohet për rreth 5 miliardë vite.

 

COMMENTS