Thaçi në Davos takohet me Johanes Hahn, flasin për ratifikimin e shpejt të Demarkacionit

Thaçi në Davos takohet me Johanes Hahn, flasin për ratifikimin e shpejt të Demarkacionit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po qëndron në Zvicër ku po merr pjesë në formonin botëror Davos. Ai sot është takuar me Komisionerin e Bashkimit

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e organizatës “Qatar Chatarity”
Haradinaj: S’kemi kërkesë zyrtare për shfuqizimin e Speciales
Prishtina, qyteti më i ndotur në botë e Ministria e Mjedisit i ka 6 zv/ministra!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po qëndron në Zvicër ku po merr pjesë në formonin botëror Davos.

Ai sot është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Hahn i ka rikonfirmuar perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE.

Postimi i plotë:

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, në një takim në Davos më rikonfirmoi perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE, njëjtë sikurse për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai më garantoi se kjo perspektivë e sigurt do të reflektohet edhe në Strategjinë për Zgjerim të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ne gjithashtu u pajtuam sërish për domosdoshmërinë e ratifikimit sa më të shpejt të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0