Takohen Thaçi-Vuçiq

Takohen Thaçi-Vuçiq

Liderë të ndryshëm, presidentë e kryeministra janë mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku po diskutojnë mundësitë e ndryshme të b

Një fjalë që kaloi nga Kosova në Shqipëri
Siguria e Vuçiqit, njësia speciale niset drejt Mitrovicës
Çka thotë Alfred Moisiu për çështjen e detit?

Liderë të ndryshëm, presidentë e kryeministra janë mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku po diskutojnë mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Kosovën e përfaqëson presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i cili deklaroi për RTK-në se ky forum është mundësi e mirë që të diskutohen shumë çështje.

Një prej tyre, presidenti tha se ashtu si për Kosovën, por edhe rajonin është edhe dialogu me Serbinë.

Ai tha se ky dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve do të rifillojë së shpejti, ndonëse nuk dha ndonjë afat kohor se kur ky dialog do të mund të përfundonte. Ai tha se në kuadër të takimit joformal të titulluar “Liderët e rinj për Evropën”, ndër të tjerë, ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas Thaçit, me homologun e tij serb, takimi ishte korrekt dhe me është diskutuar për çështjet aktuale ndërmjet dy vendeve, e që kanë të bëjnë kryesisht me ato që ndërlidhen me dialogun.

Në mëngjesin e së enjtes, presidenti Thaçi mori pjesë edhe në takimin e liderëve të Evropës, i cili u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Ndër të tjera, në këtë forum, Thaçi së bashku me liderët e tjerë të shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë në takimin e udhëhequr nga Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende.

Siç deklaroi presidenti I republikës, aty është biseduar edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunim të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne. Gjatë ditës, Thaçi do të jetë pjesëmarrës edhe në sesionet e tjera të forumit dhe do të zhvillojë takime bilaterale edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Megjithatë, për arsye të ndryshme, forumet nuk janë të hapura për media. Ndërkohë, masat e sigurisë janë shumë të forta në Davos. Helikopterë e forca të policisë kanë bllokuar të gjithë këtë fshat turistik.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0