Jusuf Thaçi: Të përjashtohet Dardan Molliqaj – nëse Shpend Ahmeti dorëhiqet, pozicionohet me të

Jusuf Thaçi: Të përjashtohet Dardan Molliqaj – nëse Shpend Ahmeti dorëhiqet, pozicionohet me të

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është ndarë, ani pse aty ka pasur disa dorëheqje. “Nuk mund të them se është nd

Mbrojtja nga ndotja e ajrit: Nga e mërkura ndalohet hyrja e veturave në Prishtinë
Takohen Thaçi-Vuçiq
Ekstremistë të “Agimit të Artë” bllokojnë shkollën ku mësohet gjuha shqipe

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është ndarë, ani pse aty ka pasur disa dorëheqje.

“Nuk mund të them se është ndarje, sepse ndarja nënkupton krijimin e dy grupeve ose organizatave, që nuk është rasti aktualisht. Vetëvendosja nuk është ndarë dhe as nuk po vërehet një tendencë e tillë”, ka thënë ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Thaçi ka pohuar se deputeti Dardan Molliqaj po mban qëndrime armiqësore ndaj Lëvizjes.

“Ata që kanë qëndrime armiqësore duhet të përjashtohen, nëse nuk largohen vetë”.

Ai ka shtuar se një dorëheqje e mundshme e Shpend Ahmetit do të nënkuptonte pozicionim të tij në krah të Molliqajt.

“Dardan Molliqaj po e akuzon si njeri të rrezikshëm Albin Kurtin, por pikërisht ai është personi që ka nxjerrë zvarrë njerëzit nga vetura, që i ka dhënë ultimatum policisë, njeriu që i ka përkrahë ata që kanë grushtuar njerëz”, ka thënë Thaçi për Molliqajn.

COMMENTS