Erdoğan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike

Erdoğan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku u theksua nevoja se në kua

Kina krijon “pastruesin më të madh të ajrit në botë” për të luftuar ndotjen
Shqipëria humb 12 milje det?! Bushati pranon që ka marrëveshje: Ende s’janë ulur ekspertët
Cristiano Ronaldo mbështetje për fëmijët Rohingya

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku u theksua nevoja se në kuadër të luftës kundër terrorizmit, SHBA duhet t’i japë fund mbështetjes me armë të organizatës terroriste PYD/YPG, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra për shtyp e presidencës turke lëshoi një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike të realizuar sot mes presidentit Erdoğanit dhe presidentit Trump.

Siç thuhet në deklaratë, në bisedën telefonike u shkëmbyen mendimet për operacionin Dega e Ullirit, për zhvillimet e fundit në Siri, si dhe për çështjet dypalëshe.

Presidenti Erdoğan ka theksuar se operacioni Dega e Ullirit, i nisur nga Turqia kundër organizatave terroriste në Afrin, po realizohet në kuadër të të drejtave ndërkombëtare, të drejtës së vetë-mbrojtjes legjitime që qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së, si dhe në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit.

Theksohet bashkëpunimi dypalësh në luftën kundër terrorizmit

Erdoğan gjatë kësaj bisede është shprehur se Turqia për sigurinë e vet kombëtare ka për qëllim pastrimin e Afrinit nga elementet terroriste.

Gjatë bisedës poashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Erdoğan ritheksoi nevojën e asaj që në kuadër të luftës kundër terrorizmit, SHBA duhet t’i japë fund mbështetjes së PYD/YPG-së me armë.

Krerët e dy vendeve, Erdoğan dhe Trump, kanë konfirmuar vendosmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontakteve të afërta midis Turqisë dhe SHBA-ve për çështjen e Sirisë dhe çështjet tjera dypalëshe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0