A është ky izolim? Të gjithë kryeministrat e rajonit në Samitin e G20, Haradinaj në Prishtinë

A është ky izolim? Të gjithë kryeministrat e rajonit në Samitin e G20, Haradinaj në Prishtinë

Derisa, në Davos po qëndrojnë kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Kosova atje po përfaqësohet vetëm nga presidenti Hashim Thaçi. Edhe pse kjo n

Serbët në veri, për 19 vjet nuk kanë paguar faturat e ujit – 13 milionë euro borxh ARRU-së
Grabitet “Xhamia e Larme” në Tetovë
Në udhëkryq me Specialen

Derisa, në Davos po qëndrojnë kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Kosova atje po përfaqësohet vetëm nga presidenti Hashim Thaçi.

Edhe pse kjo ngjarje llogaritet si më të mëdhatë në botë, ku vendet përveç mundësisë për takime me liderët botëror, përfaqësohen nga ekipe të gjëra qeveritare, shkaku i lehtësisë për të krikuar kontakte me kompai të fuqishme të ekonomisë botërore, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si të parëndësishëm këtë samit, dhe ka vendosur që të mos jetë prezentë atje, shkruan gazetametro.net. Të paktën kështu thonë në zyrën për media të kryeministrisë.

“Është vlerësim i kryeministrit Haradinaj se në cilat ngjarje merr pjesë dhe në cilat jo. Fokus i Kryeministrit janë takimet bilaterale me vendet e rajonit dhe qeveritë e tyre”, thuhet në përgjigjen që zyra për media e Kryeministrisë i ka kthyer Gazetës Metro, duke shtuar se meqë në këtë samit, po merrë pjesë presidenti Thaçi, është vlerësuar si e mjaftueshme.

Në anën tjetër, në këtë samit Serbia po përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vucic dhe kryeministrja Ana Brnabic. Mediat serbe raportojnë se Vucic dhe Brnabic përvec takimeve me liderët botëror dhe të rajonit, duke përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, do të takohet edhe me përfaqësuesit e gjigantit ekonomik kinez ‘Alibaba’.

Ditë më parë në media ishte raportuar se në Samitin e 20’ës, do të takohen edhe liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.

Por, kabineti i Kryeministirt, në përgjigjen për Gazeta Metro, ka thënë se Haradinaj preferon takimet bilaterale me homologët e tij të rajonit.

Ndryshe, Kosova kohëve të fundit, pas nismës për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, duket se po përballet me një izolim nga faktori ndërkombëtar. Kryeministri Haradinaj kishte anuluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkaku se Ambasada Amerikane nuk i kishte dhënë vizë. Ai ende nuk është pajisur me këtë vizë dhe është e dyshimtë nëse Haradinaj do të mund të marrë pjesë në ceremoninë Lutjet e Mëngjesit në Uashington.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0