ZRRE kërkon nga KESCO ndërprerje të menjëhershme të reduktimeve

ZRRE kërkon nga KESCO ndërprerje të menjëhershme të reduktimeve

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka kërkuar nga KESCO dhe KEDS, që mos të aplikojë reduktime të energjisë elektrike. ZRRE përmes një komunikate pë

Ç’punojnë 70 zëvendësministra?
Haradinaj ka vizituar Ipeshkvin e Kosovës
Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje për Oliver Ivanoviqin

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka kërkuar nga KESCO dhe KEDS, që mos të aplikojë reduktime të energjisë elektrike.

ZRRE përmes një komunikate për media ka sqaruar se ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare nga KESCO furnizim të rregullt me energji elektrike dhe ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve, përveçnë rastet kur rrezikohet siguria e sistemit.

Kjo është komunikata e plotë e ZRRE-së:

ZRRE kërkon nga KESCO furnizim të rregullt me energji elektrike pa reduktime Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton opinionin e gjerë se në bazë të autoritetit të saj ligjor, në vazhdimësi është duke monitoruar operimet dhe sjelljet e operatorëve të sistemit të energjisë elektrike në vend.

Sipas informatave të ditëve të fundit, të pranuara nëpërmjet ankesave nga konsumatorët, raportimeve të mediave të shkruara dhe elektronike, është vërejtur se Operatori i Furnizimit me Energji (KESCO) është duke aplikuar reduktime të energjisë elektrike në lokalitete të ndryshme në vend.

ZRRE ka reaguar menjëherë, duke dërguar shkresë zyrtare tek KESCO përmes të cilës ka kërkuar nga ajo furnizim të rregullt me energji elektrike dhe ndërprerje të menjëhershme të reduktimeve përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit.

ZRRE kërkon edhe njëherë nga të licencuarit që të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e operimit të sistemit, dhe furnizim të rregullt me energji elektrike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0