Yıldırım: “Dega e Ullirit” vazhdon sipas planit, deri tani 214 objektiva të neutralizuara

Yıldırım: “Dega e Ullirit” vazhdon sipas planit, deri tani 214 objektiva të neutralizuara

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi se operacioni për neutralizimin e terroristëve të PYD/PKK-së dhe DEASH-it në rajonin s

Burgim i përjetshëm për sulmuesin pranë xhamisë në Londër
E tmerrshme: Infermieret e nxjerrin pacientin nga spitali, e zbresin nga karrigia me rrota dhe e “hedhin përtokë”! /Video,+18/
Ushtria Turke merr nën kontroll Malin Burseja

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi se operacioni për neutralizimin e terroristëve të PYD/PKK-së dhe DEASH-it në rajonin sirian Afrin po shkon sipas planit, ku deri tani janë goditur dhe neutralizuar gjithsej 214 objektiva, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri turk sot në Ankara priti kryeministrin e Nigerit, Brigi Rafini, në pallatin Cankaya, ndërsa pas takimit u adresua para gazetarëve duke folur për operacionin aktual ushtarak “Dega e Ullirit” në Afrin.

“Në vazhdim është pastrimi i terrenit. Operacioni do të vazhdojë deri sa ky rajon kufitar nuk pastrohet tërësisht nga elementet terroriste të PYD/PKK-së dhe DEASH-it”, tha Yıldırım.

Kryeministri i Nigerit, Rafini, tha se edhe Nigeri përballet me kërcënime terroriste dhe e kupton mirë Turqinë në këtë aspekt. “Kur është në pyetje siguria, Turqia për Nigerin gjithmonë ka qenë shembull i vendosmërisë, rezistencës, forcës dhe qëndrueshmërisë. Nuk dëshiroj as të paramendoj sesi do të ishte situata në rajon nëse nuk do të ishin operacionet e tilla të cilat Turqia tashmë një kohë i zbaton”, tha Rafini.

– Operacioni “Dega e Ullirit –

Forcat turke dhe Ushtria e Lirë Siriane në ditën e pestë të operacionit “Dega e Ullirit” avancojnë drejt qendrës së Afrinit nga veriu, perëndimi dhe veriperëndimi, ndërsa deri tani janë çliruar së paku 16 pika.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas të atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia mbështetet edhe në nenin 51 të marrëveshjes së OKB-ve, konkretisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni bëhet me respektim të integritetit territorial të Sirisë.

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në korrik të vitit 2012 pa përleshje ia dorëzuan terroristëve të PYD/PKK-së kontrollin në Afrin. Kjo u bë një nga qendrat kryesore të organizatës terroriste. Terroristët e PYD/PKK momentalisht nën okupim mbajnë 65 për qind të kufirit siriano-turk, ndërsa në Afrin gjenden mes 8.000 dhe 10.000 terroristë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0