Vritet një ushtar turk në Afrin

Vritet një ushtar turk në Afrin

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Turqisë ka rënë dëshmor gjatë përleshjeve që zhvillohen në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin k

Harta që po trondit botën: Copëtohen Turqia, Arabia dhe Iraku /Foto/
Liban, 12 refugjatë sirianë vdesin nga i ftohti
Shkencëtarët tërheqin vërejtjen, përmbytjet në Evropë do të jenë dukuri më e shpeshtë

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Turqisë ka rënë dëshmor gjatë përleshjeve që zhvillohen në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin kufitar sirian Afrin, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe gjatë ditës së djeshme në Afrin ka rënë dëshmor një ushtar turk, ndërsa bëhet fjalë për një operacion të cilin forcat turke të sigurisë e filluan të shtunën.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas të atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia mbështetet edhe në nenin 51 të marrëveshjes së OKB-ve, konkretisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni vazhdon duke u respektuar integriteti territorial i Sirisë.

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në korrik të vitit 2012 pa përleshje ia dorëzuan terroristëve të PYD/PKK-së kontrollin në Afrin. Kjo u bë një nga qendrat kryesore të organizatës terroriste.

Terroristët e PYD/PKK momentalisht nën okupim mbajnë 65 për qind të kufirit siriano-turk, ndërsa në Afrin gjenden mes 8.000 dhe 10.000 terroristë. PYD/PKK është dega siriane e organizatës terroriste PKK e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA, dhe Bashkimin Evropian.

PKK-ja që nga mesi i viteve 80-të të shekullit të kaluar zhvillon fushatë terroriste kundër Turqisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0