Siri, neutralizohen 8 terroristë në Afrin

Siri, neutralizohen 8 terroristë në Afrin

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar tetë terroristë në veriperëndim të Sirisë. Terroristët tentuan t'u afrohen forcave turke me qël

100 mijë grekë në protestë, thonë se Maqedonia është Greqi
Këshill i përbashkët Shqipëri-Kosovë për arsimin në diasporë
Palestinë, me 11 vite vonesë nis përdorimi i 3G në Bregun Perëndimor

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar tetë terroristë në veriperëndim të Sirisë. Terroristët tentuan t’u afrohen forcave turke me qëllim për t’i sulmuar, raporton Anadolu Agency (AA).

TSK të shtunën nisi operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit, në veri të Sirisë, qëllimi i së cilës është eliminimi i elementeve terroriste PYD/PKK dhe DEASH, që edhe më tej zgjat.

Në konfliktin që ndodhi pasi terroristët e PKK/PYD/YPG, mbrëmë u përpoqën t’u afrohen dhe sulmonin pjesëtarët e TSK-së, tetë terroristë u neutralizuan.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), veçmas të atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0