Palestinë, me 11 vite vonesë nis përdorimi i 3G në Bregun Perëndimor

Palestinë, me 11 vite vonesë nis përdorimi i 3G në Bregun Perëndimor

Me 11 vite vonesë, Izraeli lejoi përdorimin e teknologjisë 3G për telefonat celularë në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike
TSK godet strehimoret terroriste në Afrin
H&M kërkoi falje për çorapët e fëmijëve me shkrim të ngjashëm si “Allah”

Me 11 vite vonesë, Izraeli lejoi përdorimin e teknologjisë 3G për telefonat celularë në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga mesnata, një nga 2 GSM operatorët në Palestinë, Jawwal, nisi t’u ofrojë abonentëve të vet teknologjinë 3G ndërkaq operatori tjetër me më pak ndikim, Al-Watanija, si pasojë e grevës në kompani, ende nuk kishte mundësi për të kaluar në aplikimet e reja.

Tani për tani, përdorimi i 3G në Bregun Perëndimor do të jetë i kufizuar ndërsa bëhet e ditur se këtë teknologji Izraeli ende nuk e ka lejuar në Gaza.

– Leja e vonuar për 11 vite

Ndërmarrjet palestineze, kanë realizuar bisedime të gjata me autoritetet izraelite për lejimin e përdorimit të teknologjisë 3G në Bregun Perëndimor. Kërkesat palestineze lidhur me teknologjinë 3G, për 11 vite nuk u morën parasysh nga autoritetet izraelite.

Qëndrimi shtypës i Izraelit dhe privimi i rajoneve nën pushtim nga zhvillimet teknologjike, derisa në botë dhe Izrael, aktuale është përdorimi i 5G, shkaktoi reagimin e Allam Musa, ministrit për Komunikacion dhe Teknologji të Informacionit.

Në deklaratën për AA, Ministri Musa tha: “Nuk ka asnjë justifikim për ndalesën e përdorimit të 3G dhe 4G nga ana e palestinezëve. Kjo mund të konsiderohet si një e drejtë që palestinezët e morën nga Izraeli me mundim”.

– Nuk ka kufizim

Nuk do të ketë asnjë ndalesë aplikimi nga Ministria Palestineze e Komunikimit ose nga të dy operatorët GSM.

Drejtori Ekzekutiv i Ndërmarrjes Jawwal GSM, Abdulmexhid Mulhim, duke përkujtuar që në disa vende arabe ka ndalesa në aplikimet falas të komunikimit tha se: “Ndërmarrja Jawwal, në tregun palestinez nuk do të bëjë asnjë mbyllje apo kufizim të aplikimeve pa pagesë”.

Ai kërkoi nga qeveria dhe palët ndërkombëtare që të ndërhyjnë për lejimin edhe të përdorimit të teknologjisë 4G në Palestinë.

Duke bërë të ditur se shifra e përdoruesve të numrave të lidhur me GSM, arrin në 460 mijë, Mulhim shtoi se mesatarja e të gjithë përdoruesve është 12 për qind.

Sipas njoftimeve të ndërmarrjeve të telekomunikacionit në Palestinë, në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, gjenden gjithsej 3 milionë e 800 mijë përdorues telefonik.

COMMENTS