Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 260 terroristë

Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 260 terroristë

Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se në kuadër të Operacionit "Dega e Ullirit" deri më tani janë neutralizuar 260 anëtarë të organizatave terroriste PKK

Egjipt, në një sulm plagoset kandidati për president Genena
Trump kërkoi pikturën e Van Gogh, por muzeu i jep një… toalet!
MPJ e Britanisë: Turqia ka të drejtë që t’i mbajë të sigurtë kufijtë

Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” deri më tani janë neutralizuar 260 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë operacionit ka rënë dëshmor edhe një ushtar.

Më tej theksohet se gjatë planifikimit dhe realizimit të operacionit shënjestrohen vetëm terroristët dhe strehimoret, pozicionet, bunkerët, armët dhe pajisjet e terroristëve, ndërsa tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm. “Sipas informacioneve të marrë nga rajoni, është zbuluar se deri më tani janë neutralizuar të paktën 260 pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH”, thuhet në njoftimin.

Të shtunën, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria eTurqisë.

Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas Kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

Numri i dëshmorëve rritet në 3

Ndërkohë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit në një përleshje në Umar Ushaghi në veri të Sirisë, ka rënë dëshmor një ushtar ndërsa një tjetër është plagosur.

Me këtë numri i dëshmorëve gjatë operacionit është rritur në 3.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0