Greqi, fëmijët refugjatë të pashoqëruar mbahen në stacione policore

Greqi, fëmijët refugjatë të pashoqëruar mbahen në stacione policore

Dhjetëra fëmijë të pashoqëruar azilkërkues, mbahen në kushte jo të përshtatshme në stacionet policore të Greqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria Turke merr nën kontroll Malin Burseja
Cristiano Ronaldo mbështetje për fëmijët Rohingya
Në Turqi janë kryer “lutjet e fitores” për ushtarët në operacionin “Dega e Ullirit”

Dhjetëra fëmijë të pashoqëruar azilkërkues, mbahen në kushte jo të përshtatshme në stacionet policore të Greqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), 54 fëmijë refugjatë, të pashoqëruar nga familjet e tyre mbahen në “burgim mbrojtës” në burg.

Që nga fundi i vitit 2017, në Greqi gjenden afro 3 mijë e 350 fëmijë refugjatë të pashoqëruar, ndërkaq ka nevojë për një qendër të përshtatshme strehimi për 2 mijë e 290 fëmijë.

Duke theksuar që kapaciteti i qendrave strehuese për fëmijët refugjatë është 1 mijë e 100, UNHCR ka konfirmuar se 438 fëmijë refugjatë mbahen në kampet e refugjatëve në ishujt greke dhe 54 gjenden në burgje.

Thirrje e organizatës “Human Rights Watch”

Në njoftimin e “Human Rights Watch”, thuhet se: “Fëmijët refugjatë të cilët nuk i kanë pranë prindërit apo familjarët, mbahen të mbyllur në qeli policore dhe qendra burgimi në Greqi”.

Në njoftimin ku kujtohet premtimi i ministrit të Politikave të Migrimit, Yannis Mouzalas, se të gjithë fëmijët e pastrehuar refugjatë, deri në fund të vitit 2017 do të vendosen në qendra të sigurta dhe të veçanta strehimi, më tej thuhet se këta fëmijë ende mbahen në “burgim mbrojtës” në stacionet policore apo dhe në qendrat e burgimit për emigrantë.

Organizata paralajmëroi që fëmijët pa familjarë, të mbajtur në ambiente johigjienike dhe në ambiente të njëjta me të rriturit, mund të jenë viktimë e abuzimit apo dhe e trajtimit të keq nga ana e policëve.

Në njoftim gjithashtu thuhet se gjendja në fjalë shkakton shqetësim psiqik te fëmijët dhe se po këtyre fëmijëve nuk u është ofruar mbështetje psikologjike, trajtim mjekësor apo asistim ligjor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0