DOKUMENTI/ BE i dërgon kushtin Beogradit: vendos kufi ndërkombëtar me Kosovën! (ka gjasa që vija të kalojë Ibrin)

DOKUMENTI/ BE i dërgon kushtin Beogradit: vendos kufi ndërkombëtar me Kosovën! (ka gjasa që vija të kalojë Ibrin)

Zbardhet më në fund kushti i Bashkimit Europian për Serbinë në lidhje me Kosovën. Nga një dokument që i është dorëzuar Beogradit por edhe Prishtinë

Një punëtor i KEK-ut humb jetën në vendin e punës
Kosova mbetet e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit
Agjencia Kundër Korrupsion e cilëson të jashtëligjshëm vendimin e Haradinajt për rritje të pagave

Zbardhet më në fund kushti i Bashkimit Europian për Serbinë në lidhje me Kosovën.

Nga një dokument që i është dorëzuar Beogradit por edhe Prishtinës, bëhet e ditur se Brukseli i ka kërkuar Serbisë që brenda muajit maj të vendosë kufirin zyrtar të njohur ndërkombëtarisht me Kosovën.

Bashkimi Europian nuk i ka kërkuar shprehimisht Beogradit që ta njohë Kosovën si shtet sovran, por njohja dhe firmosja e kufirit parashikon përfundimisht heqjen e Kosovës nga sovraniteti territorial dhe Kushtetues i Serbisë.

Në samitin e Sofjes, BE ka planifikuar që të miratojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nisjen e procedurave të anëtarësimit për Bosnjën e Hercegovinën, si dhe avancimin e kapitujve të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi, të  cilët i kanë hapur negociatat.

Siç theksohet në dokumentin që e ka siguruar tesheshi.com, Beogradit i është vënë kusht Demarkacioni final me Kosovën.

Ky Demarkacion duhet të firmoset nga Presidentët e dy vendeve përpara Samitit të Sofjes. Por problem është që raporti i Brukselit nuk ka përcaktuar një vijë të përgjithshme kufitare.

Siç mësohet, një komision ekspertësh nga Prishtina dhe Beogradi, por edhe një ekip nga Brukseli, do të vijëzojnë vijën kufitare në veri të Kosovës e cila do të duhet të ratifikohet nga Parlamentet e dy shteteve.

“Serbia cakton kufinjtë e saj me vendet fqinjë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Rumaninë dhe Hungarinë”,  theksohet në fillim të kapitullit që është kyç që pritet të miratohet në Samitin e muajit maj.

Në mënyrë të qartë dhe përfundimtare, Bashkimi Europian, edhe pse OKB nuk ka njohur Kosovën si shtet anëtar, e përcakton atë si vend kufitar me Serbinë.

Tani dilema mbetet se ku do të vendoset kufiri.

Rreziku është që Mitrovica e veriut, por edhe e tërë Trepça, bashkë me Zubin Potok dhe Lepasoviç të mbesin jashtë kufirit të njohur ndërkombëtarisht.

Deri tani, Bashkimi Europian i ka vendosur një kusht Kosovës: që ajo do të jetë e pandarë dhe e pamundur që të bashkohet me një shtet tjetër, një klauzolë që ndikon të paktën në dokument të shkruar që Beogradi të mos e marrë atë pjesë të Kosovës, që realisht e kontrollon që prej qershorit 1999.

Vetë Presidenti serb Aleksandër Vuçic, deklaroi në një intervistë televizive se si serbët e Veriut ashtu edhe ato të jugut të Kosovës do të jenë pjesë e një marrëveshje mes Serbisë dhe Bashkimit Europian për t’i mbrojtur si pakicë.

Por këtu qëndron kleçka, pasi ende nuk është përcaktuar se kë Vuçiç konsideron Veri, pasi në vizitën e fundit në Kosovë ai e kaloi Ibrin.

Ka një lobim të fortë nga ana e shteteve miq të Beogradit në BE, që një pakicë shqiptare e Kosovës do të mbetet “peng” në Serbinë e re zyrtare, ashtu siç janë pakicat serbe të  Kosovës.

Po kush do të jenë fshatrat shqiptare që do të dalin nga Kosova? Kjo është ende enigmë… /tesheshi.com/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0