Australian Open, Federer ngjitet në gjysmëfinale

Australian Open, Federer ngjitet në gjysmëfinale

Tenisti zviceran Roger Federer është kualifikuar në gjysmëfinale të Australian Open, pasi në çerekfinale me rezultatin 3-0 në sete mposhti tenistin çe

Interi transferon lojtarin e Barcelonës
Federer fiton titullin e 20-të Grand Slam në Australian Open
Reali fiton bindshëm ndaj Valencias

Tenisti zviceran Roger Federer është kualifikuar në gjysmëfinale të Australian Open, pasi në çerekfinale me rezultatin 3-0 në sete mposhti tenistin çek Tomas Berdych, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në përballjen e zhvilluar në Melburn të Australisë, Federer, tenisti numër dy në renditjen botërore, u përball me tenistin çek Berdych, i 19-ti në renditjen botërore, të cilin e mposhti në tri sete me rezultatet 7-6, 6-3 dhe 6-4.

Në gjysmëfinalen e Australian Open, turneut të parë Grand Slam të sezonit, 36-vjeçari Federer do të përballet me tenistin e 58-të në renditjen botërore Hyeong Chung, i cili është sportisti i parë në histori nga Koreja e Jugut që ngjitet në gjysmëfinale të një turneu Grand Slam.

Në karrierën e tij, Federer ka fituar pesë herë titullin e kampionit në Australian Open.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0