Ndalohen mbi 370 migrantë në Turqi

Ndalohen mbi 370 migrantë në Turqi

Forcat turke të sigurisë kanë ndaluar të paktën 374 migrantë pa dokumente në Edirnen veriperëndimore dhe në provincat jugore Hatay, raporton Anadolu A

Kenia, rrahje masive mes nxënësve muslimanë dhe të krishterë
TSK godet strehimoret terroriste në Afrin
Lotë gëzimi në fytyrat e të kthyerve në fshatin e çliruar të Afrinit

Forcat turke të sigurisë kanë ndaluar të paktën 374 migrantë pa dokumente në Edirnen veriperëndimore dhe në provincat jugore Hatay, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë kontrolleve të sigurisë në veriperëndim të provincës Edirne u ndaluan 311 të huaj.

Në mesin e tyre ka migrantë nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Irani, Siria dhe Bangladeshi.

Një një rast tjetër 21 migrantë pa dokumente nga Pakistani, Irani dhe Siria u ndaluan në Edirne gjatë një kontrolli rrugor, teksa përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin turk.

Në provincën jugore Hatay, forcat e sigurisë gjatë një kontrolli rrugor ndaluan 42 migrantë pa dokumente.

Migrantët më vonë u janë dorëzuar autoriteteve të migracionit.

Turqia ka qenë rruga kryesore për migrantët që përpiqen të kalojnë në Evropë duke përdorur rrugë të paligjshme, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri.

COMMENTS