Lotë gëzimi në fytyrat e të kthyerve në fshatin e çliruar të Afrinit

Lotë gëzimi në fytyrat e të kthyerve në fshatin e çliruar të Afrinit

Civilët e fshatit Shenkal të Afrinit, fshat i parë i çliruar nga pushtimi i organizatës terroriste PYD/PKK, në kuadër të Operacionit "Dega e Ullirit"

Këshill i përbashkët Shqipëri-Kosovë për arsimin në diasporë
Spektakël në qiejt e botës, Hëna e trefishtë për herë të parë pas 152 vjetëve
Këshill i përbashkët Shqipëri-Kosovë për arsimin në diasporë

Civilët e fshatit Shenkal të Afrinit, fshat i parë i çliruar nga pushtimi i organizatës terroriste PYD/PKK, në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” të realizuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), kanë filluar të rikthehen në fshatin e tyre.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) vizitoi fshatin Shenkal prej ku edhe mori pamje, vend i cili pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, përgjatë luftës civile në vend ishte bërë vendi fole i organizatës.

Fshati Shenkal dhe qarku, i cili për shkak të pozicionit gjeografik, përbënte kërcënim për qytetet Kilis dhe Hatay të Turqisë si dhe zonës jokonfliktuale të Idlibit, vite të tëra u përdor nga terroristët për t’u infiltruar në malet Amanos. Fshati i cili ishte vendbanimi i parë i pastruar nga terroristët me fillimin e Operacionit “Dega e Ullirit”, është 5 kilometra larg kufirit të Turqisë, ndërsa 26 kilometra larg fshatit Gülbaba të Kilisit.

Ushtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) e cila ka nën kontroll fshatin, mbajnë roje 24 orë në këtë fshat. Në fshatin të cilën nga disa vende ende vijnë zëra të përleshjeve, ushtarët e ULS-së tregojnë përpjekje maksimale për mbrojtjen e gjërave që kanë lënë pas fshatarët.

– Në fshat dominojnë lotët e gëzimit

Në këtë fshat pas kontrollimit të forcave të ULS-së filluan migrimet edhe nga fshatrat tjera.

Ajshe Mahmud e cila ishte duke u kthyer në fshatin e saj bashkë me 5 fëmijët, pasi që arriti në një lokacion që shihet nga larg fshati hyri në tokat e saja duke lëkundur një copë të bardhë lecke.

Ajo nuk mbante dot lotët e saj kur i pa forcat e ULS-së, dhe duke i puthur ushtarët në ballë u shprehu falënderime.

Mahmud duke i falënderuar Turqisë dhe forcave të ULS-së, me ndihmën e ushtarëve i barrti rrobat e saj nga rimorkio e traktorit në shtëpinë e saj, prej së cilës kishte qënduar rreth një vjet larg.

– Bashkëshorti dhe 3 bijtë e saj janë peng të PYD/PKK

Gruaja 55 vjeçare në një deklaratë për AA tha se, me arrdhjen e organizatës terroriste PYD në rajon janë munduar me forcë t’i rekrutojnë fëmijët e saj.

“Nuk e di fatin e bashkëshortit dhe fëmijëve të mi. Shpresoj se do të ribashkohem me ato. Nuk kam gjë tjetër pos lutjes. Deri më tani u munduam të jetojmë në disa fshatra por është rëndë të jetosh në vend të huaj. Pasi që morrëm vesh se ky vend është çliruar vendosëm të këthehemi këtu”, tha ajo duke treguar se bashkëshorti dhe 3 fëmijët e saj janë marr peng nga organizata terroriste PYD.

– “Këta terroristë gjithmonë na kërcënonin”

Mahmud duke shprehur lumturinë e saj sepse ka arritur në fshat tha se:

“Për ne arabët, kurdët, turqit të gjithë janë një, të gjithë janë bijtë e mi. Por këta terroristë gjithmonë na kërcënonin. Sepse çdoherë na thonin këtë; Nëse vjen ULS bashkë me Turqinë do t’ju therrim, do t’ju vrasim. Derisa ishim duke ardhur këtu kishim frikë por gjërat që i pamë na emocionuan. Zoti qoftë i kënaqur nga Turqia, Recep Tayyip Erdoğan dhe ULS”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0