Islami do të jetë feja e dytë më e madhe në SHBA deri në vitin 2040

Islami do të jetë feja e dytë më e madhe në SHBA deri në vitin 2040

Sipas raportit të Pew muslimanët do të jenë grupi i dytë më i madh fetar në Amerikë deri në vitin 2040, bënë të ditur Washington Post. Të dhënat e pu

Harta që po trondit botën: Copëtohen Turqia, Arabia dhe Iraku /Foto/
Kalın: Turqia nuk ka sjellë lotë në asnjë vend ku ka zhvilluar operacione
Siri, neutralizohen 8 terroristë në Afrin

Sipas raportit të Pew muslimanët do të jenë grupi i dytë më i madh fetar në Amerikë deri në vitin 2040, bënë të ditur Washington Post.

Të dhënat e publikuara javën e kaluar nga Qendra Kërkimore Pew tregojnë se Islami do ta tejkalojë judaizmin si fenë e dytë më të madhe në vend, pas krishterimit, brenda dy dekadave. Sipas Pew, popullata muslimane do të dyfishojë më shumë se në atë periudhë, nga 3.45 milionë në vitin 2017 (1.1 përqind e popullsisë së përgjithshme) në 8.09 milionë në vitin 2050 (2.1 përqind e popullsisë së përgjithshme).

“Vlerësimet e reja tregojnë se popullsia muslimane e SHBA vazhdon të rritet”, thotë Besheer Mohamed, studiues i lartë në Qendrën Kërkimore Pew, shkruan Washington Post.
“Muslimanët në SHBA nuk janë aq sa numri i amerikanëve që identifikohen si hebre në bazë të fesë së tyre, sipas vlerësimit tonë. Në të njëjtën kohë, parashikimet tona sugjerojnë se popullsia muslimane në SHBA do të rritet shumë më shpejt se sa popullsia hebraike e vendit. Deri në vitin 2040, muslimanët do të zëvendësojnë hebrenjtë si grupin e dytë më të madh fetar pas të krishterëve. Dhe deri në vitin 2050, popullsia muslimane e SHBA-së parashikohet të arrijë në 8.1 milionë”, tha z. Mohamed.
“Kur kemi kryer një studim të muslimanëve amerikanë në vitin 2007, ne vlerësuam se në SHBA kishte 2.35 milionë muslimanë të të gjitha moshave (duke përfshirë 1.5 milionë të rritur). Deri në vitin 2011, numri i muslimanëve ishte rritur në 2.75 milion (duke përfshirë 1.8 milion të rritur). Që atëherë, popullsia myslimane ka vazhduar të rritet me një ritëm prej afërsisht 100,000 në vit, i nxitur si nga nivelet më të larta të fertilitetit në mesin e myslimanëve amerikanë, ashtu edhe nga migrimi i vazhdueshëm i muslimanëve në SHBA”.

COMMENTS