Erdoğan: Vendimi për operacionin “Dega e Ullirit” i takon këtij populli

Erdoğan: Vendimi për operacionin “Dega e Ullirit” i takon këtij populli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se nuk do të shohin se çfarë kanë thënë të tjerët për operacionin "Dega e Ullirit", raporton Anad

Në Turqi janë kryer “lutjet e fitores” për ushtarët në operacionin “Dega e Ullirit”
Palestinezët kërcënohen me dëbim nga shtëpitë e stërgjyshërve të tyre
Spektakël në qiejt e botës, Hëna e trefishtë për herë të parë pas 152 vjetëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se nuk do të shohin se çfarë kanë thënë të tjerët për operacionin “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk do të shohim se çfarë kanë thënë të tjerët, çfarë mendon apo çfarë ka thënë një vend në lidhje me operacionin ‘Dega e Ullirit’. Në lidhje me këtë çështje vendimi i takon këtij populli. Ky popull do ta zgjidh vet punën e tij dhe ne nuk do të lejojmë që të marrin frymë lirshëm 3-4 të paskrupull që na provokojnë neve në kufijtë tanë”, tha Erdoğan, pas ceremonisë mortore për dëshmorin Musa Özalkan, i cili humbi jetën gjatë një konflikti me elementët terroristë në fshatin Gülbaba të tytetit Kilis të Turqisë, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Familjarët e dëshmorit kanë marrë ngushëllime nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri Binali Yıldırım, shefi Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Turke, Hulusi Akar, si dhe nga zv.kryeministrat dhe ministra të kabinetit qeveritar të Turqisë, kryetarë të partive, pjesëtarë të ushtrisë e policisë si dhe nga një numër i madh qytetarësh.

Në një deklaratë pas ceremonisë, Erdoğan tha se: “Biri ynë dëshmori Musa aktualisht na dëgjon, dhe ne jemi dëshmitarë për martirizimin e tij. Ushtria jonë po ndërmerr një operacion shumë të rëndësishëm brenda vështirësive të motit në stinën e dimrit. Kundër kujt po ndërmerret ky operacion? Sigurisht që ky nuk është në operacion i ndërmarrë kundër ndonjë race, apo populli, por është plotësisht kundër organizatës terroriste si PYD/YPG/PKK dhe DEASH. Me shpresën e Allahut ne do të arrijmë fitore bashkë me Ushtrinë e Lirë Siriane. Kemi besim të plotë”.

COMMENTS