MPJ e Britanisë: Turqia ka të drejtë që t’i mbajë të sigurtë kufijtë

MPJ e Britanisë: Turqia ka të drejtë që t’i mbajë të sigurtë kufijtë

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe Boris Johnson, duke folur për operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, deklaroi se Turqia ka

Palestinë, me 11 vite vonesë nis përdorimi i 3G në Bregun Perëndimor
PYD/PKK nga Afrini sulme ndaj fëmijëve dhe civilëve në Turqi
Shokon Berisha: Elektricistin në Tropojë e dogjën së gjalli, i ngritën çelësin e dritave

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe Boris Johnson, duke folur për operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, deklaroi se Turqia ka të drejtë që dëshiron kufijt e saj t’i mbajë të sigurtë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne ndjekim nga afër zhvillimet në Afrin. Turqia ka të drejtë që dëshiron kufijt e saj t’i mbajë të sigurtë. Qëllimi ynë i përbashkët është të zvogëlojmë dhunën dhe të përqendrohemi në detyrën më të rëndësishme: procesin politik në Siri i cili do të sjellë deri te fundi i regjimit të Assadit”, shkroi Johnson në rrejtin social Twitter.

Forcat turke të shtunën filluan operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin me qëllim të vendosjes së sigurisë në vijën kufitare, neutralizimin e elementeve terroriste PYD/PKK dhe DEASH-it, çlirimin e territoreve që okupuan terroristët dhe shpëtimin e popullit vëlla në këtë rajon.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas të atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia mbështetet edhe në nenin 51 të marrëveshjes së OKB-ve, konkretisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni bëhet me respektim të integritetit territorial të Sirisë.

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në korrik të vitit 2012 pa përleshje ia dorëzuan terrotirstëve të PYD/PKK-së kontrollin në Afrin. Kjo u bë një nga qendrat kryesore të organizatës terroriste. Terroristët e PYD/PKK momentalisht nën okupim mbajnë 65 për qind të kufirit siriano-turk, ndërsa në Afrin gjenden mes 8.000 dhe 10.000 terroristë.

PYD/PKK është dega siriane e organizatës terroriste PKK e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA, dhe Bashkimin Evropian. PKK-ja që nga mesi i viteve të 80-ta të shekullit të kaluar zhvillon fushatë terroriste kundër Turqisë dhe deri tani në këto sulme terroriste jetën e kanë humbur afër 40.000 persona.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0