Thaçi: Dialogu do të vazhdojë në nivelin më të lartë

Thaçi: Dialogu do të vazhdojë në nivelin më të lartë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka quajtur ‘populiste’ deklaratat e djeshme të presidentit serb. Gjatë vizitës në Mitrovicë të Veriut presidenti V

Në veri janë të regjistruara mbi 3100 biznese
Komuna e Vushtrrisë merr përsipër shpenzimet e varrimit (Video)
Xhandarmëria serbe arreston katër persona në Dumnicë të Podujevës?

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka quajtur ‘populiste’ deklaratat e djeshme të presidentit serb. Gjatë vizitës në Mitrovicë të Veriut presidenti Vuçiq tha se Kosova është Serbi.

Hashim Thaçi, president i vendit i ka arsyetuar deklaratat e djeshme të presidentit serb në Mitrovicë të Veriut se Kosova është Serbi.“Duke përjashtuar disa nga deklaratat populiste, të cilat janë pothuajse të pashmangshme në vizita të tilla, vizita e homologut nga Serbia u përmbyll pa asnjë incident”, shkruan Thaçi në Facebook.

Ndërkohë Thaçi, pret vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë.

“Më vjen mirë që edhe homologu nga Serbia, gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës, ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim. Prandaj, unë besoj që shumë shpejt do të vazhdojmë dialogun ndërshtetëror në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përkrahur fuqishëm nga SHBA-ja”, shkruan Thaçi.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Duke përjashtuar disa nga deklaratat populiste, të cilat janë pothuajse të pashmangshme në vizita të tilla, vizita e homologut nga Serbia u përmbyll pa asnjë incident.Kjo sjellje civilizuese dhe tolerante dëshmon pjekurinë tonë qytetare dhe shtetërore. Toleranca dhe mirëkuptimi duhet të mbesin parime udhëheqëse edhe kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërshtetërore në rajonin tonë.Duke u bazuar në këto parime, Republika e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, deri në arritjen e marrëveshjes historike për paqen dhe pajtimin.Një marrëveshje e tillë është e domosdoshme, sepse ajo sjellë perspektivë të qartë për integrime euroatlantike për të dy shtetet.Më vjen mirë që edhe homologu nga Serbia, gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës, ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim.Prandaj, unë besoj që shumë shpejt do të vazhdojmë dialogun ndërshtetëror në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përkrahur fuqishëm nga SHBA-ja. HTH

COMMENTS