TSK godet strehimoret terroriste në Afrin

TSK godet strehimoret terroriste në Afrin

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) i janë kundërpërgjigjur goditjeve provokuese të bëra nga organizata terroriste PYD/PKK në Afrin, duke goditur bun

H&M kërkoi falje për çorapët e fëmijëve me shkrim të ngjashëm si “Allah”
Vritet një ushtar turk në Afrin
Erdoğan dhe Putin bisedë telefonike, me theks Siria

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) i janë kundërpërgjigjur goditjeve provokuese të bëra nga organizata terroriste PYD/PKK në Afrin, duke goditur bunkerët dhe strehimoret e kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, elementët e TSK-së dje dhe sot i janë kundërpërgjigjur gjuajtjeve provokative të bëra nga terroristët në Afrin.

Kundërpërgjigjja e TSK-së ndaj goditjeve provokative të bëra nga organizata terroriste PYD/PKK thuhet se është kryer në kuadër të vetëmbrojtjes legjitime, ku janë goditur bunkerët dhe strehimoret e përdorura nga anëtarët e kësaj organizate terroriste.

COMMENTS