Akord total, Rafinha transferohet në Inter

Akord total, Rafinha transferohet në Inter

Rafinha Alcantara do të jetë lojtar i ri i Interit. Pas një jave bisedimesh intensive, Barça ka pranuar ofertën e fundit nga pala italiane. Siç

Julio Cesar bëhet me skuadër të re
Kosovari transferohet në Hungari
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Rafinha Alcantara do të jetë lojtar i ri i Interit.

Pas një jave bisedimesh intensive, Barça ka pranuar ofertën e fundit nga pala italiane.

Siç ka mësuar Mundo Deportivo, formula e transferimit do të jetë një huazim deri në fund të sezonit me një opsion blerje prej 35 milionë euro + 3 milionë bonuse.

Barcelona kishte kërkuar një opsion blerje prej 38 milionë euro, ndërsa Inter ofroi 35. Diferenca mes 3 milionë euro përfundoi me bonuse, e që është mbyllur gjatë ditës së sotme, pas bisedave mes Pep Segura ( Barcelona ) dhe Piero Ausilio ( Inter ).

Opsioni i blerjes nuk është i detyrueshëm, por do bëhet nëse ekipi italian arrin të kualifikohet në Champions League për edicionin e ardhshëm. Nëse kjo ndodh, blerja hyn në fuqi më 1 korrik.

COMMENTS