Qeriqi: Gjuha e Haradinajt e papranueshme

Qeriqi: Gjuha e Haradinajt e papranueshme

“Ambasadori amerikan ia do të mirën Kosovës dhe nuk besoj se ai punon kundër të ardhmes të këtij vendi. Unë kam besim të plot në SHBA-në… Por ende nuk

Prishtina pa vetura, shkak ndotja
VV dorëzon Rezolutë në Kuvend, kërkon shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave të qeveritarëve
Ambasadori amerikan duartroket politikanët që nuk e përkrahën shfuqizimin e Speciales

“Ambasadori amerikan ia do të mirën Kosovës dhe nuk besoj se ai punon kundër të ardhmes të këtij vendi. Unë kam besim të plot në SHBA-në… Por ende nuk është arritur t’i dëshmohet botës ajo që ka ndodhur. Fajin për këtë e kanë partitë politike, që tash po kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, e cila është padrejtësi që po i bëhet vendit”.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se cilësimet që Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, i ka dhënë ambasadorit amerikane, Greg Delawie, janë të papranueshme, dhe të një niveli të ulët.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se duhen nderuar miqtë që na ndihmuar në ditët tona më të vështirë, duke nënvizuar faktin se edhe ai vet është kundër funksionalizimit të Gjykatës Speciale, por se kjo duhet të bëhet me gjuhën e argumenteve, jo të fyerjeve.

“Deklarata të këtilla janë të nivelit të ulët, duke pasur parasysh kontributin që ka dhënë SHBA-ja për shetetndërtimin e Kosovës. Për shumë veteranë të luftës, me të cilët kam komunikuar, gjuha (e Nasim Haradinajt) në drejtim të ambasadorit Greg Delawie ka qenë e papranueshme”.

“Ne që nga fillimi kemi qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale, sepse dihet kush ka kryer krime në Kosovë. Por ende nuk është arritur t’i dëshmohet botës ajo që ka ndodhur. Fajin për këtë e kanë partitë politike, që tash po kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, e cila është padrejtësi që po i bëhet vendit”.

“Ne duhet ta ruajmë miqësinë me SHBA-në dhe BE-në, sepse kanë bërë shumë që të jemi të pavarur. Për të gjitha këto që po ndodhin, fajtore janë institucionet e vendit tonë. Asnjë nga përfaqësuesit e tyre nuk kanë pasur nismë serioze për krijimin e një gjykate që do të gjykonte krimet e kryera në Kosovë”.

“Ambasadori amerikan ia do të mirën Kosovës dhe nuk besoj se ai punon kundër të ardhmes të këtij vendi. Unë kam besim të plotë në SHBA-në. Kam shumë miq, oficerë amerikanë, të cilët edhe vet jam munduar t’i nderoj, për gjithçka kanë bërë për ne”.

“Ne vazhdojmë të jemi kundër shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, por gjuha e përdorur në drejtim të ambasadorit amerikan është e papranueshme”.

“Luftën tonë e ka nisur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, populli i vendit, por me ndihmën e miqve tanë, e kemi fituar lirinë. Ndoshta edhe pa ta do ta fitonim lirinë, por do të shkonte më gjatë. Ndaj kontributi që kanë dhënë për lirinë tonë duhet çmuar”.

“Ne jemi për gjykim të atyre që kanë kryer krime, por jo njëanshëm. Kush është dënuar për masakrën e Reçakut? Ose për masakra tjera? Ose për dëbimin e mbi një milion qytetarëve? Pse nuk merret askush me këto gjëra? A ka aktakuza për serbët që kanë kryer krime? Serbët – kanë vrarë gra e fëmijë, e pleq, por askush prej tyre nuk gjykohet”.

“Organizata e veteranëve të luftës më duket sikur të jetë nën presion nga politika. Është dashur që të ketë debate me qytetarë, që të argumentohet pse kjo gjykatë është e padrejtë, dhe jo që gjërat të zhvillohen me kaq shpejtësi. Unë mendoj që kjo gjykatë do të nisë punën, pa marrë parasysh shfuqizimin eventual nga Kuvendi i Kosovës. Po e them këtë nga ajo që po shoh, jo nga ndonjë njohje tjetër”.

“Nga ajo që kam parë në terren, mund të them se lufta e UÇK-së është e pastër, dhe kjo gjykatë është politike, e krijuar për të balancuar fajin, pra për ta bërë të duket sikur të dy palët kanë pasur faj”.

COMMENTS