Ligji i ri, Policia shqipton mijëra dënime

Ligji i ri, Policia shqipton mijëra dënime

Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gje

VV dorëzon Rezolutë në Kuvend, kërkon shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave të qeveritarëve
FSK-ja dhe KFOR-i rihapin urën në Mitrovicë
Maliqi: Thaçi, Veseli e Haradinaj provuan të mësojnë se a do të akuzohen nga Specialja

Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës/Policinë.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 16.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

COMMENTS