Presidenti austriak, mesazh anti-racist: Mirësevini, e dashura Asel!

Presidenti austriak, mesazh anti-racist: Mirësevini, e dashura Asel!

Alexander Van der Bellen, presidenti austriak, qëndroi publikisht në mbrojtje të fëmijës së parë të lindur në 2018, kundër të cilës u lançua një ortek

Futbollistët e Kosovës luten në xhami për fitore ndaj Islandës
Java e modës në New York, prezantohet koleksioni i modës së grave me shami
Me iniciativë të imamit Faruk Hoxha familja Bardiqi nga Gradici bëhet me shtëpi

Alexander Van der Bellen, presidenti austriak, qëndroi publikisht në mbrojtje të fëmijës së parë të lindur në 2018, kundër të cilës u lançua një ortek urrejtjeje në rrjetet sociale në vend, duke qenë se ishte prej dy prindërve emigrantë nga Turqia.

Në profilin e tij në Facebook ai shkroi “Mirësevini, e dashura Asel, të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitetin dhe të drejtat e tyre”. Besimi dhe kohezioni janë më të mëdha se urrejtja”, raportojnë mediat austriake.

Kur lindi fëmija e parë në Vjenë, në 1 janar të vitit 2018, në ora 00.47 në një klinikë në Rudolfstiftung, pakkush kishte pritur që një ngjarje e lumtur si kjo do të kthehej në urrejtje të paparë.

Vogëlushja Asel Tamgac, që peshonte 3.46 kilogram, me asnjë tipar nuk mund të dallohej nga të sapolindurit e tjerë në të gjithë Evropën … Pavarësisht këtij fakti, imazhi i Asel me babain e saj Alper dhe nënën Naimen shkaktoi bujë në vend.

Prindërit e vogëlushes vijnë nga Turqia, dhe nëna e saj “është e mbuluar”. Faqet e mediave austriake, veçanërisht në Facebook, po shpërthenin me mesazhe raciste dhe urrejtëse, disa madje duke dërguar kërcënime me vdekje ndaj familjes turke. /tesheshi.com/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0