Lauren Booth: “Erdogan, lideri më i guximshëm në mesin e muslimanëve”

Lauren Booth: “Erdogan, lideri më i guximshëm në mesin e muslimanëve”

Gazetarja dhe shkrimtarja angleze Lauren Booth duke treguar se me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan janë njohur në Ankara ajo tha “Mendoj se është

Bashkësia Islame e Pejës dhe shoqata “Bereqeti” ndihmojnë familjen Ademi në Vushtrri
Mëson leximin e Kur-anit në moshën 83-vjeçare
Interesim i madh për fenë Islame në lojrat olimpike në Rio 2016

Gazetarja dhe shkrimtarja angleze Lauren Booth duke treguar se me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan janë njohur në Ankara ajo tha “Mendoj se është një lider shumë i madh për turqit. Erdogan, është lideri më i guximshëm në mesin e muslimanëve” raporton Anadolu Agency (AA).

Lauren Booth është kunata e ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe ndodhet në qytetin Konya. Si e ftuar e një organizate të shoqërisë civile ka shpjeguar për gazetarin e AA-së pikëpamjet e saj lidhur me Turqinë dhe rajonin.

Ajo foli në lidhje me pranimin e islamit.

“Në vitin 2006 punoja si gazetare në një kanal televiziv britanik. Shkova disa herë në Palestinë. Kur shkova herën e parë nuk dija shumë gjëra rreth rajonit. Nuk i dija rregullat kur shkova në Bregun Perëndimor. Në përgjithësi gazetarët shkojnë në Bregun Perëndimor dhe një palestinez organizon takimet që do të kryhen dhe pasi gazetari përfundon takimet largohet nga aty. Unë nuk e dija këtë, shëtita nëpër rrugë. Shëtita në Jenin, Nablus, të gjithë Bregun Perëndimor. Teksa shëtisja në Bregun Perëndimor dhe Gaza njerëzit ndanin ushqimin e tyre me mua teksa ishin nevojtarë, më ftonin në shtëpitë e tyre. I pyeta ‘pse më qerasni teksa jeni nevojtarë?‘. U habita kur më thanë ‘kështu na urdhëron feja, libri ynë Kurani‘. Ndërsa unë i thashë se ky libër duhet të jetë një libër shumë i bukur”, thotë gazetarja.

Booth theksoi se sa më shumë njihte muslimanët dhe sa më shumë mësonte për islamin vendosi të bëhej muslimane. “Në vitin 2010 u bëra muslimane. Kam kaluar një periudhë prej 5 vitesh. Fillmisht islamin ma shpjegoi një shofer taksie musliman nga Somalia në Londër. E dua profetin, kur dëgjova emrin e tij qava”, tregon ajo.

Ndër të tjera Booth tha se i do muslimanët dhe islamin. “E dija që kishte një Zot dhe se Muhamedi ishte profet. Besoja gjithashtu se ishte profeti i fundit por nuk mundja të lija alkoolin dhe cigaren. Si karakter isha e dobët por mësova elhamdulilahin, rashë në shehadet dhe ndryshoi çdo gjë”, tha ajo.

Booth shpjegoi se më pas filloi me namazin.

“Nuk e kam patur aspak të vështirë të mësoj ajetet që lexohen në namaz. A e dini se cila është mrekullia? Pasi shpreh se ‘Allahu është një dhe profeti Muhammed është rob dhe resuli i tij‘ çdo gjë lehtësohet. Pas kësaj vjen ndihma e Allahut, dhe të mbështjell çdo gjë. Brenda gjashtë muajve kam mësuar çdo gjë. Sigurisht që këto janë ato që janë themelore sepse të mësuarit vazhdon përgjatë gjithë jetës”, tregon Booth.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0