Anulohet logoja e ‘kopjuar’ e 10-vjetorit të Pavarësisë, përzgjidhet një e re

Anulohet logoja e ‘kopjuar’ e 10-vjetorit të Pavarësisë, përzgjidhet një e re

Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë ka përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë

“Izraeli vret fëmijët palestinezë në mënyrë të planifikuar”
Tensione në kufirin Kosovë-Mali i Zi, Policia malazeze pengon banorët të shkojnë te Kulla e Zhlepit
Serwer: As tanket serbe nuk do t’i ndalin shqiptarët për ushtrinë

Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë ka përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte plagjiaturë.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës thotë se duke pasur mirëkuptimin e autorëve, Këshilli Organizativ ka vendosur që të ndryshojë logon e dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe ka prezantuar logon e re, autor i së cilës është Zani Ballazhi, njëherësh autor edhe i logos së 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo logo ishte përzgjedhur si dizajn për Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, por Këshilli Organizativ ka vendosur që ajo jetë edhe logoja zyrtare e tërë manifestimeve.

Kjo është komunikata e plotë e Këshillit Organizativ:

“Këshilli Organizativ për 10 Vjetorin e Pavarësisë përzgjedhë një logo të re, anulon të parën

Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës i ka pranuar me shqetësim reagimet e publikut për ngjashmërinë e logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë me logon e një kompanie gjermane, si dhe i ka shqyrtuar me kujdes të gjitha mundësitë për të vazhduar sa më mirë me organizimet për këtë ditë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët tanë.

Ne i falënderojmë autorët e logos për gatishmërinë e tyre që të japin sqarime deri në detaje për procesin e dizajnimit të logos dhe e vlerësojmë kontaktin që kanë krijuar me kompaninë gjermane për të hequr çdo dyshim se logoja e prezantuar është autentike, përkundër ngjashmërive që kishin këto dy logo.

Jemi të vetëdijshëm se nga miliona logo që ekzistojnë në botë, ngjashmëritë rastësore janë shumë të mundshme. Por, e kuptojmë edhe shqetësimin e qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve që përfaqësojmë, që një feste siç është dhjetëvjetori i pavarësisë nuk duhet t’i bie asnjë hije e keqe, sado e vogël që ajo mund të jetë.

Duke pasur mirëkuptimin e autorëve të asaj logoje, Këshilli Organizativ ka vendosur që të ndryshojë logon e dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe të prezantojë logon e re.

I falënderojmë të gjithë ata që kanë konkurruar në konkursin e hapur publik, kurse fituesin e ri, Zeni Ballazhi, i cili ishte përzgjedhur edhe fitues i propozimit për dizajnin e Medaljes Presidenciale për 10 Vjetorin e Pavarësisë, e urojmë për punën e tij dhe e falënderojmë për bashkëpunimin”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0