Kur’anët e epokës osmane u zbuluan në qytetin palestinez

Kur’anët e epokës osmane u zbuluan në qytetin palestinez

Librat e Shenjtë u zbuluan gjatë rinovimit të Xhamisë Omar bin al-Hattab në Bregun Perëndimor. Tre Kur’an të shkruar gjatë administrimit të sulltan

SHBA, 30 vite burg për personin që i vuri zjarrin xhamisë
The world’s Youngest Billionaire is Just 24 and She’s From Hong Kong
Stresi e heq stresin me Ilahi /Video/

Librat e Shenjtë u zbuluan gjatë rinovimit të Xhamisë Omar bin al-Hattab në Bregun Perëndimor.

Tre Kur’an të shkruar gjatë administrimit të sulltanit  Abdul Hamid II (1876-1908) janë gjetur në një xhami në qytetin historik të Palestinës, në Tabije, në Bregun Perëndimor.

Azizi, muezini i xhamisë, i tha Agjencisë Anadolu të hënën se Kur’anët ishte zbuluar gjatë rinovimeve që po kryhen në xhaminë Omar bin al-Khattab, e cila u ndërtua gjatë administrimit të Sulltanit, Abdul Hamid II.

“Ne nuk kishim idenë se Kur’anët ishin atje, ata ishin vendosur në mesin e një grumbulli të librave të tjerë … Ne i gjetëm gjatë renovimeve,” tha Aziz.

Librat janë  dorëshkrime në gjuhën arabe, ato u shkruan me dorë nga një shkrues i quajtur Sejid Mustafa Nazif Effendi në 1887, përpara se të publikohej nga një shtëpi e shtypur në Stamboll dhe të dërgohej tek blerësit në Palestinë.

“Isha e tronditur kur pashë së pari këto thesare,” tha Aziz. “Këto Kur’anë me siguri do të kontribuojnë për rëndësinë historike të xhamisë sonë dhe qytetit tonë.”

Librat do të ekspozohen së shpejti në një ekspozitë, shpjegoi ai, duke folur për mundësinë e gjetjes së teksteve të tjera antike në xhamitë e tjera Osmane në Bregun Perëndimor.

Theodor Herzl, themeluesi i sionizmit modern, nuk arriti të bindë sulltanin Abdul Hamid II që të lejojë emigrantët hebrenj të krijojnë një “atdhe” për çifutët në Palestinë, e cila në atë kohë ishte një territor Osman.

Theodor Herzl, megjithatë, përfundimisht arriti të marrë mbështetjen e Perandorisë Britanike – nëpërmjet Deklaratës tani të famshme të Balfour –it  në vitin 1917.

Në lidhje me këtë, dihet se Sulltani tha: “Unë nuk do të shes asgjë, jo as një gisht të territorit, sepse ky vend nuk më përket mua, por popullit tim”.

“Populli im,” shtoi ai, “do ta shesë këtë tokë për të njëjtin çmim që kanë paguar për pushtimin e tij: me gjak”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0