Shpend Ahmeti kundër Xhamisë së ‘Tolerancës Fetare’

Shpend Ahmeti kundër Xhamisë së ‘Tolerancës Fetare’

Selim Pacolli, nënkryetar i Prishtinës, edhe njëherë ka përsëritur idenë që të ndërtohet një objekt fetar brenda kampusit të tanishëm të Universitetit

Për herë të parë edhe Shqipëria në anën e botës
Porosia e Haradinajt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
EKSKLUZIVE: Zgjedhjet e reja më 28 maj ose 4 qershor

Selim Pacolli, nënkryetar i Prishtinës, edhe njëherë ka përsëritur idenë që të ndërtohet një objekt fetar brenda kampusit të tanishëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas Pacollit, kjo do të bëhet vetëm atëherë kur të sigurohet hapësira e nevojshme për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Pacolli thotë se ende nuk e ka diskutuar me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, por këtë ide e kishte prezantuar gjatë fushatës.

Por cilido qoftë modeli i xhamisë, këtë ide të Pacollit nuk e mbështet kryetari i komunës Shpend Ahmeti.

Ai tha se ky projekt dhe Universiteti i Prishtinës nuk do të transferohen ndërsa xhamia tashmë e ka hapësirën e vet.

Për këtë ide, Universiteti i Prishtinës ende nuk ka kurrfarë qëndrimi. Në anën tjetër Katedralja Nëna Tereza është ndërtuar në objektin e Gjimnazit Xhevdet Doda, ndërsa ditë më parë objekt i përamasave gjigande i besimit protestant është hapur në Prishtinë. Prishtina pritet të ketë edhe Sinagogë para se të ndërtojë një gjysmë xhami te bere boze tashmë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0