Avokati katolik uron Krishtlindjen duke cituar Kur’anin

Avokati katolik uron Krishtlindjen duke cituar Kur’anin

Avokati Arianit Koci, ka uruar Krishtlindjet në mënyrë shumë të veçantë. Për dallim nga urimet e tjera, të thata dhe gjithnjë njësoj, Koci ka dashu

Kjo është vajza e cila fshihet pas emoji-t të ri me shami /Foto/Video/
Islami pritet të kapërcejë Krishterizmin deri në vitin 2070, duke u bërë feja më e populluar në botë
Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë kërkon nga Riadi lirimin e dijetarëve muslimanë

Avokati Arianit Koci, ka uruar Krishtlindjet në mënyrë shumë të veçantë.

Për dallim nga urimet e tjera, të thata dhe gjithnjë njësoj, Koci ka dashur që këtë herë Krishtlindjet t’i uroj duke cituar Kur’anin.

Koci ka thënë qoftë Jezu Krishti, për shumë mot të gjithëve urime Krishtlindjet,.

Ky është postimi i plotë:

(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Zoti të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës”.

(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Zoti të jep lajmin e mirë për një [djalë] – emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemës, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Zotit.

Ajo tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!” – “Kështu – tha (engjelli) – Zoti krijon ç’të dojë Vetë. Kur [cakon] diçka, Ai vetëm thotë: Bëhu!” – dhe ajo bëhet”. Kur’an, 3:42,45,47

Në frymën e këtyre shenjave hyjnore të zbritura në Kur’anin Famëlartë, me të cilat Zoti shprehimisht saktësoi dy ndër figurat më të nderuara të njerëzimit – Isaun dhe Merjemen.

Kjoft livdue Jezu Krishti!
Për shumë mot të gjithëve!

Le të na bashkojnë fetë!

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0